E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nepravishta: Rritja e energjisë nuk dëmton familjet

Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë u bë për shkak të rrjetit të amortizuar të energjisë, në pronësi të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes si dhe humbjet në rrjet.

Gjatë një seance në komisionin parlamentar të Vepritimtarisë Prodhuese, kreu i ERE-s ka shpjeguar se nga rritja e çmimit preken shumë pak familjet shqiptare. Ai theksoi se rreth 71% e familjeve nuk konsumojmë më shumë se 300 Kv orë energji për gjatë një muaji, ndërsa ka shtuar se dhe inustritë dhe bujqësia preken fare lehtë nga rritja e këtij çmimi.

Për sa i përket shtrejtimit të energjisë në vitet në vijim, Nepravishta tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. “Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë deri më 2014. Deklaratat e kreut të OSSH-së janë keqinterpretuar. Çmimi i energjisë vlerësohet çdo vit nga ERE”, u shpreh Nepravishta. Dy ditë më parë, ERE vendosi shtrejtimin e çmimit të energjisë me 13%, pas kërkesës së OSSH-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›