E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgim të përjetshëm për vrasësin e dy policëve

Afrim Hasani, 34-vjeç do të qëndrojë brenda hekurave sa të ketë jetë, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e dy shtetasve, punonjës policie. Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 mars të këtij viti në fshatin Shëmri të Kukësit.

Policët Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila u vranë gjatë kohës që ishin në shërbim nga shtetasi Afrim Hasani. Aso kohe, ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa vuri në lëvizjen krerët më të lartë të shtetit. Vrasësi pat deklaruar në atë kohë se policët kishin ushtruar kontroll në banesën e tij dhe kanë ushtruar presion.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›