E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Kongresin e PPE ne Bon, "con" festen e 8 dhjetorit

Shqiptaret dolen te gjithe ne shesh per te festuar 8 dhjetorin, pervec Edi Rames, i cili e konsideron shembjen e "murit shqiptar te Berlinit", si nje tragjedi familjare. Kete qendrim shprehu dje ne Bon te Gjermanise, pergjate Kongresin Statutor te Partive Popullore Evropiane kryeministri Berisha. "Lideri i opozites nuk festoi, ai qe perkrah bojkotin per shkak te lidhjeve te tij familjare, duke deshmuar keshtu se rrezimin e "murit te Berlinit" e perjeton si nje tragjedi familjare e politike te tij dhe te grupit qe perfaqeson", theksoi Berisha. Ai theksoi se mitingu i mbajtur ne sheshin "Skenderbej" ishte nje feste e madhe e cila shprehu qarte, mbeshtetjen e qytetareve shqiptare per qeverine dhe politikat e saj integruese. Ne kuader te integrimit te vendit, Berisha u shpreh se qeveria qe ai drejtonte ishte e vendosur ta luftonte me tolerance zero, mafian ne vend, ashtu sikur kishte bere edhe me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne lidhje me performancen evropiane, Berisha tha se ishte e udhes qe BE te vleresonte cdo vend sipas performances se tij individuale. Nga ana tjeter perpara perfaqesuesve te PPE-se, Berisha theksoi se arritjet e Shqiperise per gjate ketyre viteve kishin qene shume te medha dhe kurorezimi i tyre ishte njohja e zgjedhjeve te shkuara parlamentare, si me te mirat qe ishin kryer ndonjehere me pare ne vend. Ne kete takim Berisha u shoqeruar nga kryetari i FRPD, njekohesisht deputeti i PD-se, Gerti Bogdani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›