E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Deputetet e PS te hyjne ne Kuvend, jo te mbrojne pallatin e Pezes

Qeveria do te vazhdoje te luftoje cdo ndertim informal ne cdo pjese te vendit qe ai te jete. Kjo ishte deklarata qe beri dje ministri i Transporteve, Sokol Olldashi pergjate nje interviste ne Tv "Klan". Sipas tij qeveria do te kryeje punen e saj ligjore dhe nuk mund te frenohet nga njerez si Edi Rama, te cilet mbrojne interesat e tyre te ngushta. Kreu i Transporteve, njeheresh nuk ka munguar te denoje ashper edhe deputete te opozites, te cilet nen urdher shkonin dhe mbronin pallatin e Dash Pezes. "Zoteria ka marre me qera nje rruge dhe mbi te, eshte ngritur nje pallat. Eshte e paligjshme dhe e padenje qe deputetet e opozites te dalin si dele, ne mbrojtje te pallatit te Dash Pezes. Cdo kush ka te drejte te beje biznes ne Tirane e kudo, por kjo duhet te behet ne perputhje te plote te ligjeve te vendit", eshte shprehur ministri Olldashi. Duke folur per bojkotin e Parlamentit nga ana e opozites, Olldashi theksoi se ky bojkot mban vetem firmen e Edi Rames dhe biznesmeneve brenda Grupit parlamentar te PS-se, te cilet nuk kane asgje te perbashket me vete socialistet. Nisur nga ky fakt, ministri i Transporteve theksoi se eshte e udhes qe deputetet e vertete socialiste te shkeputen perfundimisht nga rruga e bojkotit dhe te kthehen ne Parlament, sepse kjo rruge e con PS-ne ne rrugen e kthimit te saj nga parti e madhe ne nje partize. Rendesine e kthimit te opozites ne Kuvend, ai e ka pare ne faktin se integrimi i vendit kerkon qe dhe opozita te jete bashkudhetare ne realizimin e reformave, dhe per pasoje te jete dhe ajo kontribuese ne kete drejtim. Njeheresh, Olldashi, tashme me statusin dhe te funksionarit te larte te PD, e quajti mitingun e dy diteve me pare si te jashtezakonshem per nga permasat dhe theksoi se pjesemarrja masive, duhet lexuar si nje mbeshtetje per qeverine edhe ne luften e saj ndaj mafias.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›