Bari, grabitet anija e tragjedisë së Otrantos
Autori i Lajmit: Redaksia
Anija shqiptare “Kateri i Radës”, e cila u mbyt në det në kanalin e Otrantos në vitin 1997 ka rënë pre e hajdutëve dhe personave vandalë që kanë shkatërruar pjesë të saj.
Lajmin e raporton media italiane, sipas të cilës anija që u nis nga Vlora në mars 1997 me 120 persona në bord, mbahet në Itali që pas tragjedisë, kur mjetet detare e nxorën nga thellësitë së bashku me trupat e viktimave.
Reagimi i familjarëve
Media italiane pohon se përfaqësues të Shoqatës së Viktimave të Otrantos, kanë kërkuar që anija Kater i Radës, të kthehet në Shqipëri dhe të bëhet një objekt muzeal në përkujtim të personave të pafajshëm që gjetën vdekjen. Por kërkesa e tyre nuk ka marrë përgjigje, anija u mbajt në një bazë ushtarake italiane derisa procedurat e hetimit përfunduan ndërsa tani anija është lënë në një ambient të hapur në Bari ku kanë hyrë persona që kanë vjedhur sende brenda saj e madhe e kanë dëmtuar atë në disa pjesë të saj. Shtypi italian shkruan edhe për dëmshpërblimin që qeveria italiane u ofroi viktimave të tragjedisë, në një shumë prej 5 milionë euro ndërsa thuhet se familjarët e viktimave i refuzuan të ardhurat monetare duke kërkuar dhënien e drejtësisë, hetimin e plotë të ngjarjes dhe dënimin e autorëve para drejtësisë.
Kompensimi
Kompensimi nga shteti italian u ofrua në vitin 2003, por përfaqësuesit e shoqatës së viktimave të Otrantos përsëritën se "kjo është një shumë e tallëse kur ju pretendoni ta pranojmë në këmbim të anulimit të procesit gjyqësor, ne besojmë se duhet ecur përpara në mënyrë që e vërteta të dalë në lidhje me atë që ka ndodhur në Gjirin e Otrantos. Ne nuk pranojmë të holla, por drejtësi, dënimin e përgjegjësve për tragjedinë që çoi në vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm. Dhembja për vdekjen e të dashurve tanë nuk mund thjesht të shuhet me asnjë kompensim vetëm duke bërë drejtësi! ", thanë ata. Ndërsa dhimbja e familjarëve bren shpirtrat e tyre, një tjetër fakt shqetësues doli disa ditë më parë kur anija “Kater i Radës” tani është në një gjendje braktisjeje në fushën pranë detit, ku u bë objekt i hajdutëve dhe vandalëve. Askush nuk ka marrë nismën për ta kthyer atë në një monument në përkujtim të viktimave, objekti, një simbol për të kujtuar tragjedinë e emigracionit”, shkruan media italiane.
Tragjedia, çfarë
ndodhi 13 vjet më parë
Tragjedia e Otrantos ndodhi pikërisht kur anija shqiptare “Kateri i Radës” me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas nga anija luftarake Sibilla. Çarja e krijuar në anijen shqiptare solli mbushjen e saj me ujë. Në këto kushte anija u përmbys dhe bashkë me të, burra, gra e fëmijët që ndodheshin në bord. Kjo shënoi një nga tragjeditë më të mëdha shqiptare, ku humbën jetën 80 persona, shumë prej tyre gra dhe fëmijë. 52 trupa u nxorën pas tragjedisë, disa të tjerë u gjetën në nëntor të vitit 1997, kur anija u nxor nga fundi i detit, ndërsa të tjerë nuk u gjetën kurrë.
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010