Ismail Kadare, goditje dyshe në Itali
Autori i Lajmit: Redaksia
Dalin pak ditë larg njëri tjetrit në libraritë italiane dy libra, të një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm shqiptar bashkëkohor, kandidat për çmimin “Nobel për letërsinë”, Ismail Kadare. Tashmë nga shtëpia botuese “Longanesi” ka publikuar romani i tij më i ri, “Aksidenti”, ndërsa në 22 prill shtëpia botuese “Fandango” sjell në librari “Përbindëshi”.
“Aksidenti”
Në agimin e 17 tetorit, në kilometrin e 17 të një rruge që të çon në një aeroport austriak, një taksi del nga rruga dhe bie në një luginë të thellë. Dy pasagjerët, një burrë dhe një grua e re, të dy me nacionalitet shqiptar, vdesin menjëherë. Taksisti i mbijetuar, nuk arrin që të shpjegojë shkakun e aksidentit: i vetmi detaj që arrin të kujtojë (ose beson se i kujtohet) është që ka vënë re diçka në pasqyrën anësore, por nuk është në gjendje të saktësoj se çfarë ishte, as të thoshte se cilët ishin dy pasagjerët, ku do të shkonin dhe përse, e gjithçka mbetej për tu deshifruar. nga hetimet rezulton se dy viktimat ishin të dashuruar. Çështja, fillimisht arkivohet si një “aksident i pazakontë”, më pas riekzaminohet nga shërbimet sekrete serbe dhe shqiptare, por që nuk të çojnë askund. Bëhej vërtetë fjalë për një aksident apo për një vrasje me sfond sentimental apo një vrasje politike? Duke marrë parasysh dimensionin e përafërt të asaj historie me politikën, rrëfimi mbetet i hapur deri në fund me dyshime mbi zgjidhjen e misterit. Ajo që Ismail Kadare, eksploron përtej fakteve është një histori dashurie, një histori me shumë kthesa. Deri në atë pikë sa për të vënë në dyshime lexuesin, nëse dashuria ekziston vërtetë apo është thjesht një iluzion, një maskë...
Një pjesë nga “Aksidenti”
“Kur e pyetën për të disatën herë se çfarë kishte parë saktësisht, taksisti nuk dinte si të përgjigjej. Ndërhyrjet e mjekut, i cili kishte rekomanduar që mos ta lodhnin pacientin, nuk e penguan gjykatësin për të vazhduar. Çfarë pamje i ishte shfaqur në sy duke parë nga pasqyra përballë... thënë në një mënyrë tjetër, çfarë kishte ndodhur në sedijen e pasme të taksisë, kaq e çuditshme sa e kishte shpërqendruar? Një grindje mes dy të dashuruarve? Ose ndoshta gjeste përkëdhelëse të tepruara? I plagosuri bënte shenjë për “jo” me kokë”: asgjë nga këto. Po atëherë? Gati i ulëriti tjetri. Pse u shpërqendrove? Çfarë dreqin ke parë aty? Mjeku ndërhyn përsëri kur pacienti, gjithmonë me zë të ulët nisi të tregonte. Në fund të rrëfimit të tij, që ishte dukur sikur do të zgjaste pafund, gjykatësi dhe mjeku shkëmbyen një vështrim të habitur. Sipas të plagosurit, dy pasagjerët në sedijen e prapme të taksisë... thjesht kishin... kishin... tentuar të putheshin me çdo kusht!”
Në 22 prill në librari rikthehet “Përbindëshi”
Romani “Përbindëshi” është më origjinali i Kadaresë. Jemi në 1960-ën, Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik prishin marrëdhënien e tyre. Kadare kthehet nga Moska. Kjo prishje marrëdhëniesh shkakton ankth dhe shumë pyetje në popullatën shqiptare, veçanërisht mes studentëve. Është pikërisht kjo linjë që përshkon romanin: gjendja e keqe e njerëzve dhe perceptimi i rremë i botës janë të prekshme tek “Përbindëshi”, i shfaqur në 1965-ën dhe i censuruar në Shqipëri për 25 vjet me radhë. Këtë reflektim mbi ankthin të shkaktuar nga regjimi komunist, Kadare e ka transferuar nga vendi i tij në vendin mitologjik, të qytetit të Trojës. Historia e Laokonti, të vrarë nga Trojanët sepse dyshonte për qëllimet e grekëve, është krejtësisht adekuate për të ilustruar regjimin totalitar të një shteti që refuzon kontradiktat që mund të kërcënojnë një linjë politike të vendosur tashmë. Simboli i kësaj politike të grekëve të pranuar nga trojanët është kali monstruoz të braktisur në hurje të qyteteve. Romani i Kadaresë është ndërtuar përreth kalit, “Përbindësh” pak hapa nga hyrja e Trojës: këtu një furgon është i braktisur në hyrje të një periferie, të një qyteti që ishte Tirana. Historia e këtij qyteti dhe historia e Trojës ngatërrohen me njëra tjetrën. “Përbindëshi” është një roman mbi terrorin politik, roman i ankthit, por edhe i mistifikimit dhe i mashtrimeve, një akuzë që trondit ndërgjegjen dhe rishkruan historinë.
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010