Një tjetër shans për opozitë
Autori i Lajmit: Nga Armand Shkullaku
Ndryshimet e fundit në Qeveri nuk kanë prekur vetëm dy partnerët e koalicionit, PDK dhe LDK. Ato kanë prodhuar dhe do të prodhojnë efekte që do të ndikojnë në të gjithë spektrin politik të Kosovës, veçanërisht tek opozita. Me kapitullimin e krahut opozitar brenda LDKsë, si efekt të parë të këtyre ndryshimeve kemi kristalizimin në dy pole të qarta të skenës politike kosovare - mazhorancën dhe opozitën. Roli i ndërmjetëm i LDKsë, si një partner i gatshëm të flirtojë sa me njërin ashtu dhe me tjetrin krah, tashmë ka rënë. Përballë koalicionit të rikonfirmuar fort, PDK-LDK aktualisht gjendet e vetme AAK, si forca më serioze opozitare.
Rikthimi i LDKsë në prehrin e ngrohtë të Kryeministrit Thaçi, ka lënë zemërthyer shumëkënd që ka besuar në vijën opozitare të LDKsë dhe shumë të tjerë që kanë ëndërruar ringjalljen e partisë që dikur fitonte çdo betejë me PDKnë. Por, ky rikthim ka dëshpëruar edhe një pjesë të atyre njerëzve që e shikonin krahun opozitar brenda LDKsë si një mundësi për ta çuar këtë parti drejt AAKsë dhe për të bërë kështu numrat e nevojshëm për ta rrëzuar Thaçin nga pushteti. Këtë version e ka dëshiruar fort edhe vetë formacioni i Ramush Haradinajt, duke e shprehur me vepra e me letra. Dështimi për ta shkëputur LDKnë nga fusha magnetike e pushtetit, duket pra si lajm i keq për të gjithë ata që kanë shpresuar se një aleancë AAK- LDK ishte e vetmja mundësi për të konkurruar partinë e fortë të Hashim Thaçit.
Por, në politikë numrat nuk janë gjithçka. Është fryma dhe inspirimi që shpeshherë përcaktojnë fituesin. Në këtë vështrim, nënshtrimi përfundimtar i LDKsë është një lajm i mirë për opozitën. Hapësira e pakënaqësisë dhe zhgënjimit që mbetet e zbrazët pas kësaj, është një mundësi tepër e madhe që opozita të rritet. Ata që kanë besuar dhe kanë votuar për një LDK opozitare, janë zhgënjyer nga LDKja dhe jo nga qëndrimi apo zgjedhja e tyre. Ata kanë nevojë për një tjetër shtrat ku të derdhin pakënaqësinë e tyre. Këtë fushë të madhe veprimi e ka sot përpara saj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti ka tashmë dy përvoja tepër sinjifikative, përvojën e frymës dhe përvojën e numrave. Të parën e përjetoi në periudhën prej zgjedhjeve të vitit 2007 e deri në zgjedhjet vendore. Bëri opozitë të pakompromis ndaj koalicionit qeveritar, u përpoq jo pa sukses të ndryshonte veten dhe të rriste besimin tek të gjitha shtresat e shoqërisë.
Ishte vazhdimisht aktive dhe e ndjeshme ndaj problemeve të qytetarëve. U tregua më e pjekur në diskursin politik dhe më e hapur ndaj prurjeve të reja. I konsideroi njëlloj si PDK ashtu dhe LDK në pushtet, duke thithur jo vetëm kuadro të kësaj të fundit por edhe votues të shumtë. Kjo frymë e re i dha rezultatet në zgjedhjet lokale, dhe ato do të kishin qenë më të larta sikur LDK të mos kish luajtur bukur rolin opozitar gjatë fushatës zgjedhore. Rol ky që gënjeu jo vetëm votuesit, por edhe lidershipin e AAKsë. Të lodhur disi nga dy vitet opozitë dhe me padurim për të ardhur në pushtet, drejtuesit e AAKsë dëmtuan me një lëvizje të vetme atë që ngritën në dy vjet. Hoqën dorë nga fryma për hir të numrave duke nxituar të bëjnë marrëveshje me LDKnë, të shkojnë në zgjedhje të parakohshme e ta caktojnë Kryeministrin. Në pamje të parë i kishin numrat, por ja që ata nuk u dhanë rezultat. Përkundrazi, e goditën imazhin e AAKsë dhe rrezikuan ta bëjnë edhe qesharake, ku për inat të Sejdiut, Ramush Haradinaj u pa gjithë solemnitet duke bërë aleancë me “dajën”, kryetar i matufepsur i një partie që ekziston vetëm në letra. Kjo ishte përvoja e dytë, përvoja e numrave që AAK, ndonëse me kosto, e inkasoi në bagazhin e saj politik.
Ndryshimet në Qeveri e kanë sjellë edhe njëherë topin në fushën e Ramush Haradinajt.
Ai ka përsëri shansin për ta rritur partinë e tij si e vetmja forcë opozitare në Kosovë. Aleanca tashmë duhet të mendojë për këtë dhe jo për të ardhur në pushtet sa më parë, me skema e llogari prapaskenash politike. Ajo duhet ta mbushë hapësirën e lënë bosh nga LDKja dhe ti plotësojë pritshmëritë e asaj pjese të elektoratit që kërkon ndryshimin e qeverisjes. Lëvizjet e fundit të partnerëve të koalicionit nuk i kanë zvogëluar mundësitë e opozitës. Përkundrazi, ato kanë krijuar mundësi të reja. Në njërën anë kanë pastruar terrenin opozitar dhe në anën tjetër nuk i kanë dhënë zgjidhje problemeve që shqetësojnë opinionin, por vetëm kanë rregulluar hesapet në mes tyre. Në këtë situatë të re, AAKsë i mbetet të jetë alternativa e vetme e pushtetit në Kosovë. Por, kjo nuk mjafton. Nëse ajo kërkon që një ditë të vijë në pushtet, duhet vërtet të shndërrohet në një alternativë, e besueshme dhe serioze. Për këtë ka vetëm një rrugë, kthimi tek fryma dhe jo tek numrat. Që prej themelimit të saj, AAK ka sot mundësinë më të mirë për tu rritur dhe përvojën e duhur për të marrë vendime. Komunikimi direkt me votuesit dhe jo letrat e fshehura mes liderëve e ndërtojnë fuqinë e një force politike. Pas lëvizjeve të fundit, AAK do të ketë në dorë e vetme fuqinë e opozitës. Varet prej saj se si do ta përdorë atë
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010