Fortuzi feston 29 nëntorin, ditëlindjen e Iraklisit

Sulmuesi shqiptar Indrit Fortuzi, sot ka dy festa, si askush tjetër te ekipi i Iraklisit. Sot është data e themelimit të klubit grek, që mbush 98 vjec që nga ditëlindja e tij më 29 nëntor 1908, por dhe festa e clirimit të Shqipërisë, më 29 nëntor 1944. Fortuzi ka sjellë gjashtë pikë me dy aktivizimet në dy ndeshjet e fundit të Iraklisit, ku në të parën shënoi dhe golin e vetëm ndaj Larisës. Fortuzi para një jave, më 23 nëntor mbushi 33 vjec.
Mina Petro