David Villa zëvendësim për Shevçenkon

Pas ardhjes në premier ligë Shevcenko vetëm tri herë ka gjetur portën kundërshtare dhe për këtë arsye Celzi ka vendosur të harxhojë edhe 22 milion funta për sulmuesin e Valensias David Villa, transmeton Eurosport.
David Villa si një ndër sulmuesit dhe golashënuesit më të mirë në ligën spanjolle viteve të fundit shihet si partner ideal i Didie Drogbas.
Xhanluka Viali, ish-sulmuesi i Celzit në intervistën për Eurosport deklaron: Është një vendim i cmendur që të shesim Shevcenkon, i duhet edhe pak kohë që të adaptohet në futbollin anglez.
Shevcenko s'ka tundur rrjetën mirëpo ka bërë më të famshëm Drogban, thekson Viali.