E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fisnik Zejnullahu: “Oto Bariç si Klinsmani, pëlqen të rinjtë”

19-vjecari Fisnik Zejnullahu, futbollisti i Borusia Dortmund II, është një nga lojtarët e thirur në grumbullimin e fillimdhjetorit të thirur nga trajneri i përfaqësueses shqiptare, Oto Baric. Sulmuesi i ri (datëlindja 16 maj 1987, 181 cm, 79 kg) konsiderohet si një nga lojtarët potencialë të ekipit të dytë të Borusias dhe mund të hapë një nga kapitujt e rinj të sulmit shqiptar. Ftesën për grumbullimin e tij në Tiranë, Zejnullahu e mësoi nga trajneri i tij, Theo Schneider. "Trajneri erdhi te mua dhe më tha. Duhet të shkosh në Tiranë", thotë Fejzullai, duke shtuar se trajneri i kishte treguar për ftesën e "albanische Fußballverband". "Unë u gëzova natyrisht shumë. Kjo është një mundësi shumë e mirë, një reklamë në një farë mënyre", shprehet Zejnullahu. Sulmuesi i ri jep edhe disa kondiserata në median gjermane për pasuesin e Hans Peter Brigelit, në pankinë shqiptare: "Oto Baric është i ngjashëm me Klinsmanin, ai dëshiron të punojë me lojtarë të rinj", shpreh kënaqësinë e tij Fejzullahu, duke vlerësuar ftesën e kroatit. Zejnullahu është lojtari më i ri në moshë nga ata që ka thirur Baric për grumbullimin në Tiranë nga data 2-4 dhjetor. "Është e natyrshme qëe duhet të pres dhe të shoh se cfarë do të ndodhë. Por, në se do të kem fat, mund të thirrem në ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kampionatit Europian".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›