E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beker: “Kemi shumë lojtarë që e njohin golin: Federiko, Kapllani”

Trajneri i Karlsruhes, Edmund Beker, e vlerësoi mahnitës bilancin e deritanishëm të ekipit të tij në Bundesliga 2. Në një intervistë të dhënë për sport1.de, tekniku rrëfeu të fshehtat e suksesit ku vecoi numrin e lartë të golave të shënuar nga lojtarët e tij, ku Xhovani Federiko (9 gola) dhe Edmond Kapllani (8), renditen në dy golashëshunuesit më të mirë të kampionatit të dytë më të rendësishëm gjerman dhe ka sulmin më të mirë me 35 gola të shënuar. Karslruhe ka zhvilluar 14 ndeshje ku nuk ka pësuar asnjë humbje (9 fitore, 5 barazime). "Kush sheh që kemi marrë 32 pikë në 14 ndeshje, padyshim që do të befasohet", thotë Beker gjatë intervistës së tij. "Ku qendron e fshehta e suksesit të KSC?, pyet gazetari Daniel Boerlein. "Ne kemi ndjekur një politikë shumë të mirë gjatë viteve të fundit. Duke filluar me sjelljen në ekip të lojtarëve të rinj si Markus Miller, Edmond Kapllani, krahas Aduobe, Carnell dhe Federiko. Gajtë këtij sezoni erdhën edhe Franz e Porcello. Kemi shumë lojtarë që e njohin golin dhe janë të rrezikshëm: jo vetëm Federiko, Kapllani, Freis dhe Karnell, por dhe Eggimann ose Franz. Shkurt, janë shumë lojtarë që janë në gjerndje të shënojnë gola", pohon Beker, që shton se për ekipin e tij janë në lojë edhe 20 javë për të prerë biletën që të con në Bundesliga 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›