E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten: “Van Persi mjafton kundër Shqipërisë”

Forma e jashtëzakonshme e Robin Van Persit në ndeshjen kundër Bullgarisë e bindi trajnerin e Holandës, Marko Van Basten të mos thërrasë një zëvendësues për lojtarin e dëmtuar Dirk Kjuit.
Sulmuesi i Liverpulit, Kjuit u dëmtua në kavilje në barazimin 1-1 në ndeshjen kualifikuese me Bullgarinë të shtunën e kaluar, duke mos ia dalë dot të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Shqipërisë në Amsterdam.
"Robin e bëri shumë mirë punën si sulmues qendre. Ai është një lojtar i kompletuar që mund të luajë në cdo pozicion në repartin e avancuar", është shprehur Van Basten për sulmuesin e "Oranje". 23-vjecari shënoi golin e barazimit për Holandën në minutën e 62-të pas golit të hershëm të shënuar nga Martin Petrov për vendasit.
Me sulmuesin e Ajaksit Klas Jan Huntelar që githashtu ka probleme me kavilje, skuadra e Van Bastenit është reduktuar në 19-lojtarë. Rud Van Nistelroi refuzoi ftesën e vonshme të trajnerit dhe zgjidhja e linjës sulmuese kundër Shqipërisë do të jetë midis Van Persiet të Arsenal dhe sulmuesit të Sëlltikur Jan Vennegoor of Hesselink. "Normalisht, ne kemi pesë ose gjashtë zgjedhje për pozicionit e qëndërsulmuesit". Van Basten nuk e ka humbur besimin te formacioni i tij. "Unë besoj se ekipi im ka cilësi reale", tha ai pas ndeshjes me Bullgarinë. "Në pjesë e parë ne duhet të kishim luajtur më të qetë, por pjesën e dytë ne e përmirësuam lojën. Megjithë kushtet jo të favorshme, ne luajtëm mirë dhe krijuam shumë shanse. Ne duhet të kishim fituar". .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›