E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtarët dhe minutat në dy ndeshjet e Shqipërisë

Nga Eni Zejnati

Në dy ndeshjet e fundit zyrtare trajneri Oto Baric ka aktivizuar 16 lojtarë, teksa i ka bërë si në ndeshjen kundër Bjellorusisë ashtu dhe në atë kundër Rumanisë në Tiranë, të trija ndërrimet e mundshme. PORTA: 2 portierë Zëvendësimi më i dukshëm është ai i portierëve. Ilion Lika ka luajtur në Bjellorusi-Shqipëri (2-2) dhe Arian Beqaj në Shqipëri-Rumani (0-2). MBROJTJA: 6 lojtarë Në takimin e parë, Adrian Aliaj u zëvendësua nga Debatik Curri, teksa në në ndeshjen e dytë kundër Rumanisë, asnjë mbrojtës nga 11-shi startues nuk u zëvendësua, ndërkohë që Adrian Aliaj zëvëndësoi në pjesën e dytë trekuartistin Ervin Skela. MESFUSHA: 4 lojtarë Në takimin Bjellorusi-Shqipëri, si zëvëndësues hyri Devis Mukaj duke zëvëndësuar Altin Lalën, skemë që u përsërit nga Baric edhe në ndeshjen kundër Rumanisë, por ndryshe nga ndeshja e parë, kur Mukaj luajti vetëm 6 minuta, kundër Rumanisë luajti 12 minuta. SULMI: 4 lojtarë Edhe sulmi ka pasur ndryshime. Në Bjellorusi-Shqipëri (2-2), përvec dyshes Igli Tare-Erion Bogdani, si sulmues i tretë është futur edhe Edmond Kapllani (zëvendësoi mesfushorin Ervin Skela). Në takimin Shqipëri-Rumani, 28 minuta i ka provuar edhe Bekim Kastrati që zëvendësoi Erion Bogdanin. MINUTA TË PLOTA-ME PAK Në dy takimet e para vetëm 6 lojtarë kanë luajtur 180 minuta të plota: Dallku, Hasi, Beqiri, Cana, Haxhi dhe Tare. Edhe pse ka luajtur në dy takime si zëvendësues Devi Mukaj është aktivizuar vetëm 18 minuta, 1 më shumë se Edmond Kapllani me një ndeshje. LOJTARI Ndeshje Minuta Gol 1.Ilion Lika 1 90 2 (gola të pësuar) 2.Arian Beqaj 1 90 2 (gola të pësuar) -------------------- 3.Armend Dallku 2 180 0 4.Besnik Hasi 2 180 1 (gol i shënuar) 5.Adrian Aliaj 2 71 0 6.Debatik Curri 2 135 0 7.Altin Haxhi 2 180 0 8.Elvin Beqiri 2 180 0 -------------------- 9.Altin Lala 2 162 0 10.Devis Mukaj 2 18 0 11.Lorik Cana 2 180 0 12.Ervin Skela 2 154 1 (gol i shënuar, 11-m) --------------------- 13.Igli Tare 2 180 0 14.Erion Bogdani 2 152 0 15.Bekim Kastrati 1 28 0 16.Edmond Kapllani 1 17 0 FORMACIONET E SHQIPËRISË NË TË DY NDESHJET BJELLORUSI-SHQIPËRI 2-2 2' Kalachev 1-0, 7'(pen.) SKELA 1-1, 24' Romaschenko 2-1, 86' HASI 2-2 2 shtator 2006, Stadiumi "Dinamo", Minsk SHQIPËRIA: 1-Ilion Lika; 4-Armend Dallku, 6-Besnik Hasi, 11-Adrian Aliaj (24-Debatik Curri 45'), 2-Elvin Beqiri, 23-Altin Haxhi, 14-Altin Lala (15-Devis Mukaj 84'), 5-Lorik Cana, 13-Ervin Skela (9-Edmond Kapllani 73'), 17-Igli Tare, 22-Erion Bogdani. Trajner: Oto Baric * * * SHQIPËRI–RUMANI 0-2 65' Dica 0-1, 75'(pen.) Mutu 0-2 6 shtator 2006, Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", Tiranë SHQIPËRIA: 25-Arian Beqaj; 2-Elvin Beqiri, 4-Armend Dallku, 5-Lorik Cana, 6-Besnik Hasi, 13-Ervin Skela (11-Adrian Aliaj 64'), 14-Altin Lala (15-Devis Mukaj 78'), 17-Igli Tare, 22-Erion Bogdani (8-Bekim Kastrati 62'), 23-Altin Haxhi, 24-Debatik Curri. Trajner: Oto Baric

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›