Shaqiri: Anglia, një kundërshtar më i lehtë se Andorra

Anglia është kritikuar ashpër nga mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë, Artim Shaqiri, i cili ka theksuar se skuadra e trajnerit Stiv MekKlaren ishte "një kundërshtar më i lehtë se Andorra". Kritikat e shqiptarit vijnë pas barazimit të varfër, 0-0, që Anglia arriti të shtunën ndaj Maqedonisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret
e Euro 2008-s, të luajtur në "Olld Traford".
"Ishte më e lehtë të luaje ndaj Anglisë sesa ndaj Andorrës, - tha Shaqiri, i cili ishte në stol gjatë atij takimi. - Andorra luajti me 11 lojtarë të grumbulluara para zonës së saj dhe thjesht e nxirrte topin jashtë. Anglia kishte siguri në vetvete në fillim, por e pa që nuk ishte aq e lehte sa c'e kishte menduar. Prisja që ata të sulmonin më tepër."
Shaqiri ishte në skuadrën e Maqedonisë, që, para dy vjetësh, u mund 0-1 nga Andorra në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2006. "Nuk e di nëse Anglia do të kualifikohet për në Kampionatin e ardhshëm Evropian, - shtoi mesfushori shqiptar i Maqedonisë. - Nëse do të luajnë prapë në atë mënyrë, anglezët do të vuajnë mjaft. Duhet të luajnë mjaft më mirë, sepse ndeshja në Kroaci do të
do të jetë mjaft e vështirë."