Deçiqi barazon në shtëpi

Skuadra shqiptare e Tuzit, "Deciq" nuk ka arritur ende që të shënojë fitoren e parë para shikuesve të saj. Në ndeshjen e javës së dhjetë të kampionatit malazez të futbollit skuadra nga qyteti i vogël shqiptar në jug të Podgoricës nuk ka shkuar më larg se barazimi 2:2 përballë skuadrës malazeze "Berane" nga qyteti me të njejtin emër. Golat për skuadrën shqiptare i kanë shënuar futbollistët malazezë Radovic dhe Rakovic. "Kemi pësuar shumë herët dy gola dhe ishte e vështirë që të rikthehemi në lojë. Gjithsesi arritëm të barazojmë. Më duhet të them se ekipi im ka shumë dobësi të cilat do të mundohemi që ti përmirësojmë në të ardhmen", ka thënë pas ndeshjes trajneri malazez i skuadrës shqiptare të Tuzit, Mladen Vukicevic.
Skuadra e Deciqit aktualisht është e "stërngarkuar" me futbollistë joshqiptarë, ndërsa në ndeshjen e fundit janë aktivizuar vetëm dy futbollistë shqiptarë: Camaj dhe Gjokovic (Gjokaj).
KAMPIONATI MALAZEZ - XHIROJA 10
Rezultatet
DECIQ – Berane 2:2
Kom – Buducnost 1:1
Mladost – Zeta 1:1
Jedinstvo – Rudar 1:1
Mogren – Petrovac 1:2
Sutjeska – Grbalj 0:0
1. Buducnost 9 7 2 0 16:1 23
2. Zeta 9 7 1 1 23:8 21
3. Grbalj 10 5 4 1 13:4 19
4. Sutjeska 10 4 4 2 7:5 16
5. Mladost 10 4 3 3 9:11 15
6. Petrovac 10 3 3 4 7:12 12
7. Rudar 10 3 1 5 10:14 10
8. Mogren 10 2 4 4 8:12 10
9. Jedinstvo 10 2 4 4 10:18 10
10. Kom 10 2 3 5 10:10 9
11. DECIQ 10 1 5 4 4:12 8
12. Berane 10 1 2 7 6:15 5
Në xhiron e 11-të më 14 tetor takohen: Rudar - Deciq, Buducnost - Jedinstvo, Grbalj - Kom, Zeta - Sutjeska, Petrovac - Mladost, Berane - Mogren.