Bariç: Shqipëria, e dyta në grup në Botërorin 2010

Baric është plotësisht i bindur se Shqipëria mund të zërë vendin e dytë në grup në kualifikueset e ardhshme që përkojnë me Botërorin 2010. "Unë besoj se tani kemi një të ardhme më të mirë, i njoh shumë më mirë lojtarët dhe e di saktë se cfarë mund të japë njëri dhe tjetri. Ne kemi planifikuar të zhvillojmë dy grumbullime të mëdha në Antalia dhe ndoshta do të gjejmë Curri apo Vangjeli të rinj. Unë besoj se Shqipëria do të bëhet e aftë për fushatën e ardhshme kualifikuese, me apo pa mua, për të kapur vendin e dytë në grup. Ju e keni të qartë se ku ndodhej Shqipëria para një viti në ranklistën botërore. Nga vendi 86, të paktën këtë kam gjetur unë tani ndodhet në vendin e 69-të. Pra ka bërë një kapërcim prej 17 vendesh. Kjo nuk është pak. Nëse do të uleshim edhe 17 vende të tjera ne do të ndodheshim në vazon e tretë në hedhjen e shortit, dhe si shembull po marr rastin e grupit tonë, ku pas Holandës e Rumanisë do të ishim ne dhe jo Bullgaria. Ne do të ishim të tretët.", - theksoi Baric gjatë konferencës së tij për shtyp. Barici, pas shembujve me ciklistë e notarë, tregoi edhe një krahasimet e tij tipike, që kësaj radhe e lidhi me shahun. "Një shqiptar mund të jetë super i talentuar, por nuk mund të ftohet në një turne të madh, kur përpara tij ndodhen 50 mjeshtër të mëdhenj rusë apo 20 të tjerë nga vende të tjera me histori të madhe. Kjo është jeta".