E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Bariç: Shqipëria nuk ka lojtarë klasi si Riberi

Baric e ka theksuar qindra herë se në Kombëtaren shqiptare ka në dispozicon lojtarë shumë të mirë, por kundërshtarët më të mëdhenj si Holanda, Rumania e Bullgaria ka lojtarë të një formati tjetër. "Unë e kam thënë se Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë, por jo klasi. Lojtar klasi është Riberi. Nëse ne do të kishim një apo dy Riberi ne mund të mundim të Gjermaninë, por ne nuk i kemi. Shikoni, Anglia ka disa lojtarë klasi, por nuk ka skuadër. Unë do të isha i lumtur të kisha Anglinë në grupin tonë. Po, po. Unë e di se kundër Anglisë do të ishte dhjetë herë më e vështirë, se sa kundër Rumanisë, Kroacisë apo Turqisë. Nuk po përmend Italinë, Spanjën apo të tjera, që ndodhen në majë të futbollit europian. Greqia ka pasur njëherë sukses edhe pse s'ka pasur sukses të madh, pavarsisht se tashmë ka tre ekipe të mëdha".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›