Gjeniu Riberi mahnit Europën e futbollit

Premier League në Angli, Bundesliga në Gjermani, Liga 1 në Francë dhe Superkupat në Itali dhe Spanjë. Futbolli europian është rinisur me ritëm të plotë duke shfaqur sinjale interesante dhe duke evidentuar më të mirët, ata që magjepsin shikuesit me lojën e tyre dhe argëtojnë me klasin që zotërojnë brenda katërkëndëshit të gjelbër. Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport” propozon përmes një sondazhi për të zgjedhur 11 më të mirët ose “Top-11” të futbollit konitental.
PORTIERËT
Janë katër kandidatura për të mbrojtur portën e skuadrës ideale të Europës
Karson (Aston Villa): Pritje të shkëlqyera në “St.Xhejms Park”, para së gjithash ajo e Rozenhalit. Behet lojtari kyc i ndeshjes që përfundon 0-0.
Shmajkel (Mancester Siti): Jo perfekt në derbin me Mancester Junaitid, por nuk pëson gol dhe kjo është e rëndësishme për një 20-vjecar.
Rufier (Monako): Nuk është e lehtë të zëvendësosh Romën dhe ta bësh në mënyrë spektakolare. Dallohet për pritjet e tij në fitoren 3-0 të Monakos me Soshonë.
Grin (Uest Hem): Realizoi një pritje të vështirë ndaj gjuajtjes së Jaidi në fundin e sfidës kundër Birmingam Sitit, duke i dhënë tri pikët e para Uest Hemit.
MBROJTËSIT
Shtatë kandidatura për tre/katër vendet e mbrojtjes
Ricards (Mancester Siti): I pamëshirshëm. Ankthi i Junaitid në sfidën me Mancester Sitin. Cdo gol plotësisht i realizueshëm, me Ricards në mbrojtje shndërrohet në hic.
Demikelis (Bajern): Bajerni shkëlqen në sulm, por mbahet mirë edhe në mbrojtje dhe argjentinasi është vecanërisht i saktë dhe i përqendruar.
Bordon (Shalke 04): I gatshëm për të shfrytëzuar në maksimum një gabim të Klimovic dhe të hapë valsin kundër Borusias së Dortmundit.
Kufre (Monako): Paraqitje të sigurta në mbrojtje, i jashtëzakonshëm në asistin e golit të dytë të Kolerit.
Pander (Shalke 04): Derbi me verdhezinjtë e Dormundit përfundoi kur arriti goli i tij, ai 2-0, me një gjuajtje të madhe nga distanca.
Fathi (Herta): I sigurt në lojë dhe gol i shkëlqyer me kokë kundër Shturgardit. Herta mposhti kampionët e Gjermanisë edhe falë tij.
Alves (Sevilja): Më pak i pagabueshëm se herët e tjera në fazën mbrojtësë, por kur avancon përpara kthehet gjithmonë në një tornado.
MESFUSHORËT
Shtatë kandidatura për tre/katër vendet e mesfushës
Hamit Altintop (Bajern): Hyri gjatë ndeshjes më vend të Klozez, por morri pjesë në festën e Bajernit me një gol dhe një asist për Tonin.
Malbrank(Totenhem): Tekniku Xhol ishe në dyshim, por francezi shënoi një dopietë në gjashtë minutat e para dhe largoi fantazmat e Totenhemit kundër Derbit.
Drente (Real Madrid): Lajmi i vetëm pozitiv për Shusterin. Holandezi, i spostuar në mesfushë, vrapoi, luftoi dhe shpikur një gol nga larg.
Marcelinjo (Volfsburg): Vitet kalojnë, por braziliani mbetet gjithmonë legjendar. Goli i parë i tij kundër Duisburgut ishte madhështor.
Geovanni (Mancester Siti): Një gol më shumë fati dhe asgjë tjetër të rëndësishme. Derbin me Junaitid e vendosi braziliani, i cili shënoi dhe golin e dytë sezonal.
Van der Vart (Hamburgu): I fishkëllyer në fillim të ndeshjes nga tifozët, mori duartrokitje frenetike për penalltinë decizive.
Duda (Sevilja): Në fashën e majtë, ashtu si në ndeshjen e parë të Kupës, i coi në dëshpërim madrilenët. Lëvizje, personalitet, asist.
SULMUESIT
Tetë lojtarë luftojnë për tre bluza në sulm.
Riberi (Bajern): Thjesht një gjeni gjatë cdo lëvizje të tij “Ëeserstadion’. Ndez skenën, por edhe shumë i ftohtë në gjuajtjen e penalltisë.
Toni (Bajern): Një penallti e fituar, një gol dhe një asist. Aspak për ke për Lukën e mirë, të shndërruar tashmë në një idhull për bavarezët.
Kanu (Portsmuth): Ajo që shihet gjithmonë. Boltoni i varfër e pësoi keq nga egërsimi i nigerianit, i cili jo vetëm shënoi, po dhe fitoi penalltinë e 3-1.
Kanute (Sevilja). Jo keq edhe pse nuk ishte në formë. Një tripletë në “Bernabeu”, pa u munduar shumë.
Renato (Sevilja): Është ai që ndahu në dysh në Madrid. I lehtë në golin e parë, spektakolar në golin që co1 2-1 rezultatin e përkohshëm.
Vahirua (Lorient): Një rebus i pazgjidhshëm për mbrojtjen e Lionit. Shënoi dy gola jo të vështirë, por përcaktues.
Koller (Monako): Dopieta e parë sezonale për gjigandin cek, që me dy goditje me kokë hodhi në tapet Soshonë.
Tores (Liverpul): Goli i parë i “El Ninos” në Premier Ligë. Goditje të sakta drejt portës.