E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç, 100% i sigurt: “Vetem fitore”

Update 5"- "Ju kërkoj falje për vonesën në konferencën e shtypit. Disa njerëz gjatë shëtitjes në bregun e detit dëshironin të bënin fotografi me mua, të marrin autograme dhe bisedojnë me mua. Unë mbeta shumë i befasuar për simpatinë e atyre individëve për mua, aq më tepër që surpriza merr përmasa të tjera pasi ndeshjen e parë nuk e fituam. Unë besoj se këto njerëz e ndiejnë se po ndodh dicka e mirë për të ardhmen". Kjo ishte deklarata e parë trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric në konferencën e tij të fundit për shtyp përpara ndeshjes me Luksemburgun të dhënë dje në Hotel "Adriatik", në Durrës, konferencë që filloi me gati 30 minuta vonesë, për shkak të shëtitjes të trajnerit. Madje, Baric u paraqit me pantallona të shkurtra, ku binte në sy edhe fakti se nëse bluza e tij zyrtare ishte e tëra e loguar me markën e sponsorit zyrtar të Kombëtares, firmës "Umbro", pantallonat e tij kishin "krokodilin" e famshëm të firmës "Lacoste"
SITUATA
"....Dua të flas fillimisht për situatën në kampin tonë. Ne jemi 11 ditë së bashku me skuadrën. Në tërë këtë atmosferë kam nxjerrë konkluzionin se kemi bërë shumë gjëra pozitive, kemi bërë stërvitjen me qëllim fitoren", tha Baric, i cili theksoi se stërvitja është bazuar në e tera në aspketin taktik. "Nuk ishte momenti për stërvitje të karakterit fizik pasi dhe kampionatet sapo kanë përfunduar. Unë shpresoj dhe besoj se nesër do të fitojmë. E gjitha puna jonë e tre muajve do të fundit do t'i japë frutet e saj në ndeshjet e arshshme, së pari me Luksemburgun në Tiranë, dhe unë shpresoj se dhe në atë që që do të zhvillohet në Luksemburg", - shtoi trajneri, që e konsideron të plotësisht të arritshme fitoren e me Luksemburgun në kryeqytet, që do të ishte edhe e para e tij në ndeshjet zyrtare.
FORMACIONI
"...E di se jeni kuriozë për formacionin zyrtar dhe dua ta bëj të njohur atë. Do të luajmë me Beqaj (në portë). Në mbrojtje do të jenë Dede (në qendër), Curri ( në të majtë) dhe Dallku (në të djathtë). Duro (në të djahtë të mesfushës), Berisha
(mesfushor i avancuar në krahun e djathtë), Cana (mesfushor) shkatërrues), Skela (organizator) dhe Haxhi (mesfushor i majtë). Në sulm do të jenë Bushi dhe Kapllani. Fatkeqësisht Bogdani ende nuk është 100% i gatshëm, nëse do të ishte ai do të kishte luajtur. Kemi biseduar me të dhe ai do të jetë në bankinë i gatshëm. Ai tërë javën nuk bëri një stërvitje të plotë me skuadrën, por fizioterapisti ynë e ka përgatitur atë të gatshëm për ndeshje. Nuk dua ta fus këtë lojtar (Bogdanin) nga minuta e parë dhe ta ndërroj. Ai do të jetë i gatshëm në bankinë dhe ka të ngjarë të luajë pjesën e dytë".
BANKINA
"...Pas stërvitjes së sotme (djeshme) në mbremje në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" do të përcaktoj edhe lojtarët e tjerë që do të je në në stolin e rezervave, të cilët do të jene ata që sipas mendimit tim japin më shumë. Sic e shihni formacioni ynë është shumë ofensiv, dhe natyrisht që dhe tre lojtarët e mesfushorë, Cana, Haxhi, Duro kanë për detyrë të bashkëpunojnë ngushtë me treshen mbrojtëse Dallku-Dede-Curri, për të mos pësuar gola. Ndërsa Berisha dhe Skela do të jetë në funksion të sulmit. Atmosfera është shumë e mirë, vecanërisht në ditët e stërvitjes në Durrës, sidomos mes atyre lojtarëve që nuk luajtën në Angli. Unë jam i kënaqur me komplet zhvillimet brenda Kombëtares. Ne po ndërtojmë një skuadër për të ardhmen. Po e rinojmë dhe me shumë qetësi unë shoh të ardhmen e saj", përfundoi fjalën e tij Baric, duke iu përgjigjur më pas pyetjeve të gazetarëve.
Pyetjet e gazetarëve
I keni besuar në sulm, dy lojtarëve (Kapllani-Bushi), të cilët janë nga golashënuesit më të mirë në kampionatet e tyre respekive. Bushi ka kohë që nuk shënon, ndërsa Kapllani nuk po shënon. Cfarë prisni prej tyre?
Baric: Për këtë pyetje unë kam një kundërpyetje. A keni lojtarë të tjerë ju? Salihi? Po ju sqaroj. Salihi ka shënuar në kampionatin austriak pesë gola (në fakt 6) dhe luan aty prej gjashtë muajsh. Bushi ka shënuar 7 gola në 8-9 ndeshjet e fundit, Kapllani ka shënuar 17 gola gjatë gjithë kampionatit. Kamiponati grek është në një nivel me atë austriak, por Bundesliga 2 gjermane është më fortë se këto dy kampionate. Bogdani dhe Salihi do të jenë në bankinë, dhe nëse një nda dy sulmuesit e përzgjedhur për të luajtur nga minuta e parë nuk do të luajë mirë, atëherë njeri apo të dy bashkë do të zëvendësohen (nga Bogdani e Salihi). Unë kam pare tri ndeshje të Salihit direkt në fushë dhe tetë të tjera direkt në TV, gjithashtu i ka parë dhe Kovacic.
Luksemburgu ka barazuar 0-0 me kampionen e kategorisë së dytë franceze, Metz, ku Luksemburgu ka aplikuar skemë mbrojtëse. Si ka menduar Baric për të shënuar qysh në fillim të ndeshjes, kur ka zgjedhur një skemë 3-5-2?
Baric: "Ne kemi folur gjithë javën për këtë. Ne nuk do të luajmë 3-5-2 por do të luajmë më shumë 3-3-2-2 dhe të gjithë lojtarët kanë për detyrë jo vetëm të përgatisin raste por dhe të shënojnë golat. Përvec Bogdanit dhe ndoshta Mukaj, të cilët mund të përfshihen si zëvendëses në skuadër, unë besoj se kjo është skuadra më e fortë. Lojtarët e dinë dhe gjithcka është shpjeguar, gjithashtu është testuar shumë gjatë stërvitjeve, sesi do të arrihet te goli, cfarë do të bëjnë gjatë ndeshjes, kanë shënuar gola nëpër skuadrat e tyre, dhe nesër shpresoj të shënojnë gola. Unë e di që kjo nuk është e thjeshtë. As 1 për qind nuk duhet ta nënvleftësojmë Luksemburgun. Dua të kujtoj se Luksemburgu humbi në minutën e 83 1-0 me Holandën dhe humbi 2-1 me Bjellorusinë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›