Memelli, gol dhe asist në fitoren 2-0 të Gais

Migen Memelli shpërthen me një gol dhe një asist edhe pse në një ndeshje miqësore. Gais e ka shfrytëzuar me një miqësore periudhën pa ndeshje zyrtare, teksa në ndeshjen e sotme në transfertë ka fituar me BK Haken të kategorisë së dytë me rezultatin 2-0. Sulmuesi korcar Migeni Memelli shënoi golin e parë për Gais, ndërkohë që asistoi edhe në golin e dytë të shënuar nga Xhimi Anderson. Memelli, nuk haron të bëjë edhe një urim për Kombëtaren që do të luajë nesër me Luksemburgun. "I uroj Kombëtares sime dhe të gjithë shqiptarëve fitore. Me mendje e zëmër jam në "Qemal Stafa".