E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U-21 humbet 4-0 me Italinë

Shqipëria U-21 e trajnerit Bushati morri një mësim të mirë nga futbollistët profesionistë të Italisë, kur humbi sot 4-0 në Pontendera me homologët e tyre italianë.
Pjesa e parë u mbyll 3-0 me gola të Robert Acquafresca 10'
Daniele Dessena 17' Domenico Criscito 35' dhe Arturo Lupoli në të 82 i dha fund goleadës "axurre".
Në fakt trajneri i Shpresave e priste këtë humbje në debutimin e Euro 2009. Formacioni i Kaziragit ishte shuëm aktiv, ndërkohë që për Shqipërinë mund të konsiderohet një vizitë e bukur në Italinë fqinjë përpara se të takohet me Ishujt Farore në Elbasan.

Ja dhe vlerësimet për Shqipërinë U-21 nga media italiane

Hyka 5.5 – Hyri në lojë kur kishte mbaruar thuajse gjithcka, nuk mundi të përmirësojë shumë gjëra.
Ujkani 5.5 – Gabim i madh në rastin e golit të Criscito, më pas ia arriti të minimizojë dëmët
Lila 5.5 – Në vështirësi kundër sulmuesve të shpejrtë "axurrë"
Arapi 5.5 – Kur nuk arriti të bente gjëra të mia, ia nis me yë këqiat, dhe për këtë u ndëshkua me karton të verdhë.
Hysko 5 – Pas tetë minutash u ndëshkua m karton të verdhë pë rnëj faull. Kartoni e kondicionoi ndeshjen e tij.
Sefa 5 – Doli për arsye taktike.
Durmishi 5.5 – U përpoq të bënte dicka,por mbrojtja shqiptarë la shumë hapësirë të pambuluar.
Lika 6.5 – Më i miri ndër shqiptarët, ishte i vetmi që shkoi me të vërtete te goli.
Sukaj 6 – Një nga më ngacmuesit në sulmin e Shqipërisë, të paktën provoi.
Bakaj 5 – U pa shumë pak
Progni 5 – Hyri në lojë në vend te Sefës për të dhënë më shumë gjallëri lojë, por rezultoi i padobishëm
Mile 5.5 – Nuk hyri kurrë në lojë.
Rrudho 5.5 – Lojtari i Kevos lëvizi shumë por u pa shumë pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›