Zvicra e Blerim Xhemailit: lamtumirë Euro U-21

Kombëtarja U-21 e Zvicrës ku aktivizohet edhe shqiptari Blerim Xhemaili i dha dje lamtumirën vazhdimit të rrugës drejt finaleve të U-21, pas humbjes në shtëpi 3-2 me Anglinë, në një ndeshje mëse dramatike.
Anglia kryesoi 2-0, por deri në minutën e 88-të të takimit zvicerianët ishin në barazim 2-2, e cila u jepte edhe mundësinë për të kalauir në fazën e play-offit. Por në këtë minutë fatal një gabim i zvicerianit Leoni i dha mundësinë zëvendësuesit anglez Xhejms Milner të shënonte golin e tretë dhe të fitores 3-2 të Anglisë.
Anglia u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Zvicra i mbylli të dy ndeshjet me vetëm 3 pikë.
Trajneri i Zvicrës U-21, Bernard Challandes kishte në gjirin e vet pesë lojtarë të Kombëtares A të Kobi Kunhn: Johann Djourou, Blerim Xhemaili, Tranquillo Barnetta, Xavier Margairaz dhe Johan Vonlanthen.