Bariç bën të lumtur trajnerin e Fortuna Dusseldorf

Albania Sport (AS) - Barazimi 0-0 i Shqipërisë(B) me skuadrën gjermane Fortuna Dusseelford është përcjellë gjatë në mediat gjermane, duke i vënë theksin në domiminin e djemve të Wëe Weidemann, në takimin e luajtur tapetin e Mustafa-Cetin-Kaya-Stadion në Antalya të Turqisë. Siti gjerman nrz.de, thekson faktin se Fortuna arriti të përballojë në testin e parë, një ekip si Shqipëria që gjatë javës kishin fituar 7-2 me skuadrën turke të Kategorisë maksimale, Antalyaspor. Por, ajo që vlen më shumë për ne është deklarata e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Baric, menjëherë pas përfundimit të takimit. "Ne duhet të jemi të lumtur, që nuk kemi humbur. Fortuna luajti shumë shpejt. Ne nga Shqipëria nukjemi mësuar me ketë ritëm". Fjalë, që sipas sitit gjerman e kanë gëzuar shumë trajnerin Weiderman, që është ndierë shumë i kënaqur me deklarimet e ngrohta të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Baric, i cili më parë ka drejtuar VfB Stuttgart dhe Kroacinë.