Bariç, në muajin dhjetor stërvitje me lojtare te U-21

Në prag të ndeshjes miqësore ndaj RD Kongos në 15 nëntor 2006, trajneri kuqezi flet për të ardhmen e skuadrës që ai drejton. Pasi ka vëzhguar nga afër dy ndeshjet kryesore të javës së 7-të kampionatit kombëtar të futbollit, Oto Baric është takuar sot në zyrat e Federates Shqiptare të Futbollit me trajnerin e skuadrës kombëtare U-21 Artan Bushati dhe zëvendestrajnerin e ekipit kombetar "A", Shpëtim Duro. Në bisedimin me mediat tekniku kroat është shprehur se në fillim të muajit dhjetor në datat 4 deri 10 do të jetë i pranishëm në një grumbullim të ekipit kombëtar U-21 të kerkuar nga vetë ai. Në ketë grumbullim qëllimi kryesor është përzgjedhja e kandidateve të rinj për kombëtaren "A"