E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas miqësores me Kongon, projektohet një tjetër më 7 shkurt 2007

Në vazhdën e punës së trajnerit kroat Oto Baric, për të rinovuar gradualisht ekipin kombetar është paraparë dhe zhvillimi një grumbullimi në një turne nderkombëtar në fillim të muajit janar 2007. Gjithashtu Baric ka deklaruar se në daten 7 shkurt 2007, një datë kjo e lirë zyrtare e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, Kombëtarja Shqiptare do të përballet me një kundërshtar të nivelit me përfaqsuesen Sllovene. Për këtë sfidë, pa përmendur emra konkretë trajneri i ekipit kombëtar ka kërkuar nga disa lojtarë aktualë një përgatitje më të lartë fizike duke i dhënë mundësi ekipit të luajë në një ritëm më të lartë. Së bashku me ndihmësin e tij Kovacic do të vëzhgoje sërisht në kampionatet europiane disa lojtarë të rinj ndër ta edhe talenti i ekipit kombëtar U-19, Jetmir Hyka por edhe mesfushorin Ansi Agolli. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri numri nje i pankinës shqiptare do të vëzhgoje nga afër ndeshjet e Kupës së Shqipërise dhe stërvitjet e skuadrave të Tiranes dhe Teutës. Ndërkaq ekipi Kombëtar ka filluar përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj skuadres së RD Kongos që do të zhvillohet në Londër në stadiumin "Leyton Orient". Ky stadium me një kapacitet prej 7.800 vende pritet të mbushet nga tifozëria shqiptare që jeton në Britanine e Madhe dhe ajo e vendosur në shtete të ndryshme të Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›