E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti, testi i fundit për “Mançinin” shqiptar, Neptun Bajko

Kastrioti do të presë në shtëpi Partizanin në ndeshjen e dhjetë historike midis dy klubeve. Edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet nga ndeshja e tyre e fundit, në Krujë ende e mbajnë humbjen 1-0 të sezonit 1995-1996 me të kuqtë, njëherësh edhe sezoni i fundit i krutanëve në Kategorinë e Parë, sic emërtohej atëherë.
Të dy ekipet vinë në ballafaqimin në stadiumin "Kastrioti" pas humbjeve respektive, Kastrioti në transfetë me Dinamon (0-2) dhe Partizani në shtëpi me kampionin në fuqi, Elbasanin (0-1). Te Partizani që shpërdoroi shumë raste kundër Elbasanit do të rikthehet mesfushori Paulin Dhëmbi, ndërsa te Kastrioti sulmuesit po vuajnë nga sindromi i "harresës" së golit. Dyshja Ziambo-Abazaj ka shënaur vetëm 3 nga 7 golat e shënuar nga Kastrioti, që në shtatë javët e para është drejtuar nga dy trajnerë: Ndreu dhe Haxhiaj. Ndeshja me Kastriotin konsiderohet "testi" i fundit për teknikun e Partizanit, Neptun Bajko, pavarsisht deklaratave të presidentit Albert Xhani për një "dashuri" të përjetshme me "Mancinin" shqiptar.
Kastrioti nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi në katër ndeshjet e këtij sezoni (1 fitore dhe 3 barazime), ndërsa të kuqtë e Bajkos, nuk kanë pësuar humbje në tri ndeshjet e tyre në transfertë, madje portieri Shehi nuk ka pësuar asnjë gol. Në pesë takime të lujtuara në Krujë, Kastrioti ka mundut të fitojë vetëm një herë (1-0) në sezonin 1990-1991, dy ndeshje kanë përfunduar në barazim (0-0, 1-1) dhe dy herë ka fituar Partizani (1-0, 2-0).
Ndeshja Kastrioti-Partizani do të gjykohet nga Kridens Meta (Tiranë), Eduart Miho (Durrës), Vigan Guranjaku (Elbasan).

KASTRIOTI
Bilanci në sezonin 2006-2007: 1 fitore, 3 barazime, 3 humbje. Golat: 7-13. Ndeshjet brenda: 1 fitore, 3 barazime, 0 humbje. Golat: 4-3
Ndeshja e fundit: Dinamo Kastrioti 2 0
PARTIZANI
Bilanci në sezonin 2006-2007: 4 fitore, 1 barazim, 2 humbje.Golat: 10-6
Ndeshjet jashtë: 2 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Golat: 4-0
Ndeshja e fundit: Partiani Elbasani 0-1
BILANCI NDERMJET TYRE: 9 ndeshje; 1 fitore Kastrioti, 2 barazime, 6 fitore Partizani. Golat: 6-20

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›