E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baric perserit gabimin e Canes.

Arben Shemili
Ndeshja e mbremshme ishte me e mire se ajo qe u zhvillua ne Slloveni, per pak mund te arrinim me ne fund nje fitore te shumepritur me nje ekip te rangut si Bullgaria. Dy fitoret me Luksemburgun pervec vleres se 6 pikeve, nuk mund te quhen ndonje sukses i madh, per te vetmen arsye qe kemi luajtur kundra nje ekipi realisht amator, pra joprofesionist, ku te gjithe ekipet e tjera nuk i kane diskutuar 6 piket e mundshme, perjashtojme rastin e Bjellorusise qe ishte unikal. Ndryshimi i lojes se ekipit tone kombetar erdhi sigurisht nga ndryshimi i skemes se lojtareve te hedhur ne fushe, pra Baric e kuptoi gabimin qe beri ne Slloveni dhe hodhi ne fushe qe ne fillim te lojes dy sulmues dhe i la liri veprimi te dy mesfushoreve Skela, Duro. Te dy shkelqyen me lojen e tyre, i pari rrezikoi qe ne min. 3 me nje traverse nga nje gjuajtje shume te bukur. Gjate gjithe lojes Skela veproi mire me topin duke i krijuar dhe mundesi shenimi te dy sulmuesve. I vetmi gabim i tij ishte penalltia, neqoftese do ta quajme gabim, se per mendimin tim ai nuk e gjuajti keq penalltine, por fati i keq qe portieri u hodh ne krahun nga shkoi topi. Por duhet te ngushellohemi me faktin qe penalltite jane humbur nga te gjithe lojtaret e medhenj te botes, biles prej nje penalltie te humbur kane humbur edhe kapionatin boteror. I dyti Klod Duro ishte gjithmone aktiv, merrte persiper iniciativa dhe doli shpesh here fitues ne duelet me kundershtarin. Ne min. 30 erdhi momenti qe ai pret gjithmone, goditja e denimit, te cilen Duro e ka armen e tij me te forte, gjuan fort me nje goditje alla Beckham, topi preket nga nje mbrojtes dhe fatmiresisht perfundon ne rrjete. Surpriza e ndeshjes ka qene min. 24, kur Baric ben edhe gabimin per te cilin kishte kritikuar me pare Canen, del me karton te kuq. Rastet kur lojtaret dalin me karton te kuq, jane te shumte por kur trajneret e bejne kete gje, jane shume te rralle. Dalja jashte fushe e trajnerit me karton te kuq, eshte sikur nje kapiten anijeje te lere ne balte marinaret e tij. Ne anije kapiteni duhet ta braktisi i fundit ate. Ai kishte deklaruar mbas ndeshjes me Hollanden qe Cana duhet te korigjohet dhe te kete kujdes here tjeter ne marrjen e kartonave sepse keshtu demton skuadren dhe mua me duhet te marre ndonje vendim ndeshkues ndaj tij, qe le te kuptohet mosaktivizimin e tij ne formacionin e kombetares. Mirepo kur keto gabime i ben nje profesionist si Baric ne moshen 75 vjec! Moshe e cila konsiderohesh super i matur, c'fare mund te thuash pastaj per nje lojtar te ri ne moshen 24 vjec si Lorik Cana dhe qe eshte ne kulmin e fizikut te tij. Po te besh krahasimet e dy momenteve te daljes me karton te kuq, ai i Canes kishte nje justifikim pasi Vanistelroi e terhoqi prej krahu Canen duke e share ne nje moment qe ishte ne gjaknxehtesi e siper dhe ndodhi ajo qe ndodhi, duke marre parasysh edhe tensionin e lojes, ngarkesa psikologjike etj. Ndersa ajo e Baricit nuk kishte fare kuptim. Loja ishte e qete, me rezultatin 0-0, ekipi po luante mire dhe ai nuk kishte pse ti bertiste arbitrit cdo 5 minuta, keshtuqe ne njefare menyre Baric e kishte hak, packa se na vjen keq neve meqe eshte trajneri i kombetares tone. Imagjinoni sikur loja te ishte fituar nga bullgaret, pastaj faji do ti binte atij, ashtu sic disa e bene Canen fajtor per humbjen me Hollanden. Por Klodian Duro i vjen ne ndihme me ane te atij goli te mrekullueshem dhe xhesti i Baricit u harrua shpejt. Ja qe edhe trajneret e medhenj gabojne, ashtu si edhe lojtaret e medhenj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›