E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henri: “Rekordin ia dedikoj babait të sëmurë”

Tieri Henri, me dy golat në fitoren 2-0 me Lituaninë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2008, theu njëhersh edhe rekordin e Mishel Platinisë si golashënuesi më i mirë i Kombëtares franceze të gjitha kohërave. Sulmuesi i Barcelonës shënoi në minutat 79-të dhe 80-të duke arritur në shifrën e 43 golave në 96 ndeshje ndërkombëtare me përfaqësuesen e duke eklipsuar Platininë, i cili ka shënuar 41 gola në 72 ndeshje me Francën nga 1976-1987. "Më të vërtëtë më kënaqin, pasi janë gola me shije të vecantë, - tha Henri, i cili debutoi për Francën në vitin 1997. Titi pranon se nuk e lehtë të shënojë kundr Lituanis. "Unë i thashë vetes përpara ndeshjes se nëse unë do të arrija të shënoja, do të festoja gjatë, pasi behej fjalë për rekord. Tani mendoj se kemi mundësi të të kualifikohemi, dhe golat nuk duhen harruar", - shtoi ish-sulmuesi i Arsenalit. "Unë mendova për babanë, kur shënova. Ai nuk është mirë me shëndet për momentin. Pa atë unë nuk do të isha këtu. Unë do t'ia jap bluzën (me të cilin luajti kundë Letonisë) atij". Henri ishte pjesë e Kombëtares franceze në Kupën e Botës 1998 që u zhvillua në Francë, duke shënuar tre gola, ndërkohë që fitoi edhe Kampionatin Europian, duke fituar titullin dy vjet më pas. "Ne dikur thoshim se patëm shansin të luanim me Zinedin Zidan, ndërsa tani mund të themi se kemi fatin të luajmë më Henrin, që zë një vend special në historinë e futbollit francez", - tha portieri Mikale Landro.
"Me atë, ne e dimë se gjithmonë se dicka do të ndodhë. Ai është tani midis të mëdhenjve, midis sulmuesve të mëdhenj", - tha trajneri i Francës, Rajmond Domenek.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›