E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zlatan, golat për ditëlindje

Zlatan Ibrahimovic shpërtheu në mënyrë spektakolare në "San Siro", duke shënuar edhe golat e tij të parë në Ligën e Kampioneve me fanellën zikaltër, por dhe duke festuar në mënyrën më të bukur përvjetorin e 26-të që suedezi e ka sot. Interi i Roberto Mancinit përballë një tifozerie entuziaste regjistroi fitoren e parë në ndeshjet në grup në Ligën e Kampioneve ndaj PSV Eindhoven (2-0), duke harruar atë mbrëmje të shëmtuar në Stamboll me Fenerbahcen. Gjiganti suedez ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti në minutën e 15-të të fituar po vetë, për ta dyfishuar me një goditje të fuqishme me kokë 15 minuta më pas, pas harkimit të bukur të portugezit Luis Figo. Po për Grupin G, CSKA e Moskës barazoi 2-2 me turqit e Fenerbahces, që kryesojnë edhe grupin me 4 pikë. Aleks hapi serinë e golave për Fenerbahcen (9'), barazoi Krasic (49'). Love kaloi rusët në avantazh nga pika e bardhë (53'), ndërsa Deivid me golin e tij në minutën e 85-të vulosi barazimin.
Në Grupin E, Barcelona hodhi një hap të madh përpara. Kapiteni Karles Pujol realizoi për Barcelonën në minutën e 53-të, për t'ia lënë radhën kryeveprës së Lionel Mesit (67'). Lioni vazhdoi serinë negative duke humbur me Gllazgoun 0-3. MekKuloh shënoi për Gllazgoun në minutën e 23-të. Tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Kousin realizoi edhe golin e dytë për skocezët. Për të mbyllur llogaritë në "Gerland" mendoi Beaslej (53').
Në Grupin F, Mancesteri fitoi me Romën 1-0. Ujeni Runi shënoi për "Djajtë e kuq" në minutën e 70-të. Sportingu i Lisbonës arriti një fitore bindëse 2-1 në Ukrainë me Dinamon e Kievit.
Në Grupin H, Sevilja fitoi me Slavian e Pragës (4-2). Kanoute realizoi një gol spektakolar në minutën e 9-të, barazoi për cekët, Pudil (18'), ndërsa Luis Fabiano (27') i dha avantazhin spanjollëve. Eskudo (58') dhe Kune (69'). Po për këtë grup, Arsenali i Vengerit fitoi në transfertë me rumunët e Steaua me golin e holandezit Robin Van Persi (76').

Grupi E
Lion-Rejnxhërs 0-3
Shtutgard-Barcelona 0-2
Grupi F
Manc.Jun.-Roma 1-0
Dinamo K.-Sporting 1-2
Grupi G
CSKA Moskë-Fenerbahce 2-2
Inter-PSV Eindhoven 2-0
Grupi H
Steaua-Arsenal 0-1
Sevilja-Slavia 4-2

Per te shikuar golat nga te gjitha ndeshjet: Kliko ketu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›