Kanavaro kundër Italisë së tij dhe Lacios

Fabio Kanavaro do të përballet për herë të parë me një kundërshtar italian, kur të mërkurën Reali i tij do të ndeshet me Lacion në Ligën e Kampioneve. "Do të jetë pak e cuditshme", - tha kapiteni i Italisë. "Unë do të jem paksa si organizator, dikush që i njeh të dyja gjuhët, njeh qytetin, stadium dhe kundërshtarët. Unë jam duke ardhur me Realin e Madridit, dhe për këtë, ndeshje në Itali do të jetë speciale dhe me jep më shumë motivim". Kanavaro luajti gjatë gjithë karrierës së tij në Itali përpara se të transferohej në Madrid sezonin e kaluar. Kanavaro ka një problem me gjurin, por ai pritet të luajë, pasi mbrojtësit Pepe dhe Kristof Metzeleder janë pezulluar. Edhe sikur të mos luajë, Kanavaro do të jetë në gjëndje të këshillojë shokët e tij për sulmuesit e Lacios, që do të startojë me Tomaso Rokin. "Ai gjihtmonë lëviz në linjën e ofsajdit dhe rrëshqet me lëvizje të pabesueshme", - tha Kanavaro gjatë një interviste për "Gazzeta dello Sport". "Ai është shumë i mirë edhe me kokë, edhe pse ka një gjatësi normale. Ai nuk bën shumë gabime përballë portës". Kanavaro nuk haroi të paralajmëronte shokët e tij të ekipit se duhej t'i hidhnin gjithmonë sytë edhe nga sulmuesi tjetër i Lacios, Goran Pandev. Roki ka kaviljen e dëmtuar, por ai shpreson të luajë: "Është një ndeshje speciale. Unë do të bëj gjithcka për të luajtur", - tha ai. Kjo është ndeshja e parë e Lacios në shtëpi në Ligën e Kampioneve në katër vitet e fundit. Reali i Madridit e nisi fushatën europiane me një fitore 2-1 kundër Verder Bremenit, ndërkohë që Lacio arriti një barazim të vështirë 1-1 me Olimpiakosin. "Për momentin, unë shpresoj se ata mund të përfundojnë të dytët në grup", - tha Kanavaro për Lacion. Reali ka dalë i pathueshëm në katër vizitar e mëparshme në "Olimpiko", me tre fitore kundër Romës dhe një barazim 2-2 me Lacion në shkurt të vitit 2001. Lacio nuk po kalon një moment të mirë në Serinë A, kur ka arritur të fitojë një nga gjashtë ndeshjet e luajtura. Klubi italian i ka shënuar të gjithë golat e tij gjatë këtij sezoni vetëm në pjesën e dytë.
Kapelo
Sfida Lacio-Reali i Madridit ka dhe një të vecantë tjetër shumë intriguese. Fabio Kapelo, i cili u shkarkua nga drejtimi i Realit të Madridit pasi fitoi kampionatin spanjoll, do të luajë rolin e komentatorit të ndeshjes për stacionin televiziv shtetëror italian, RAI.
Tare
Sulmuesi shqiptar Igli Tare, ka një shans për të luajtur kundër rekordmenëve të Ligës së Kampioneve, Realit të Madridit. Sulmuesi kryesor i Lacios, Tomaso Roki, është i dëmtuar dhe ka shumë mundësi që trajneri Delio Rosi të fusë shqiptarin përkrah maqedonasit Pandev.
Sfidat direkt
Midis dy skuadrave ekziston vetëm një ballafaqim midis tyre në kupat europiane: në edicionin 2000-2001, në fazën e dytë të të grupeve në Ligën e Kampioneve, Lacio humbi në Spanjë 3-2 dhe barazoi 2-2 në shtëpi, me golat e Nedved dhe Krespos për lacialët dhe Solari dhe Raulit për merengesit. Në ballafaqimet e shtëpisë me skuadrat spanjolle, bilanci i Lacios është tre fitore, tre barazime dhe një humbje. Për Realin në Itali bilanci është i hidhur: katër fitore, katër barazime dhe pesëmdhëdhjetë humbje.