Beker: “Kapllani u zhbllokua më në fund”

Edhe pse Shqipëria ka humbur në dy takimet e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2008 duke provokuar edhe dorëheqjen e trajnerit Baric, të paktën një futbollist ka mbetur i kënaqur. Ky është sulmuesi e Karlsruhes, Edmond Kapllani, i cili ende nuk e ka shënuar golin e parë në Bundesligë. Durrsaku shënoi nga një gol kundër Bjellorusisë në humbjen 2-4 dhe Rumanisë në fitoren e kësaj të fundit 6-1. Golat e Kapllanit pa dyshim i sollën një kënaqësi të madhe trajnerit të ekipit të tij, i cili nuk ka ngurruar të flasë për mediat gjermane. "Unë shpresoj se tani ai (Kapllani) e zgjidhi bllokimin", - tha Edmund Beker për faqen gjermane ftd.de për një nga sulmuesit më të suksesshëm të tij në Bundesligën 2, në të cilën Kapllani shënoi 17 gola. Edmond Kapllani ishte dhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në eliminatore, me 5 gola.