Van der Sar: “Shqipëria, një eksperiencë e keqe”

Kapiteni i Hollandës, Edvin Van der Sar, duket se është një tekanjoz i madh që nuk kënaqet kurrë. Portierit të Mancesterit nuk i kanë pëlqyer kushtet në Shqipëri dhe ai ka krijuar një mendim aspak të mirë për Tiranën dhe Shqipërinë. Ardhja e tij me "portokallintë" për ndeshjen Shqipëri-Hollandë duket se i ka rezervuar atij situata të pakëndshme dhe qëndrimi i tij në kryeqytetin shqiptar i është dukur shumë i trishtueshëm.
"Unë vajta në Shqipëri me Hollandën dhe qëndrova atje për pak kohë, por kjo ishte një eksperiencë me të vërtetë e keqe", – u shpreh Van der Sari. Portieri i Mancesterit në udhëtimin e tij të radhës në Ukrainë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve, shprehet se në Kiev nuk do të jetë e njëjta gjë, edhe pse një nga "pishmanllëqet" e tij është që restorantet dhe hotelet të jenë të një cilësie të lartë. "Unë nuk pres që Kievi të jetë njësoj, por hotelet dhe restorantet nuk janë përgjithësisht të mira. Nuk është se më pëlqen të shkoj në Europën Lindore, por është pjesë e botës që t'i nuk është se shkon shumë shpesh", - tha kapiteni hollandez.