Mançini: "Kam besim te ky Inter”

Interi do të luajë sot një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e tij në Ligën e Kampioneve, kur përballë zikaltërve do të jetë CSKA e Moskës (ora 18:30), takim ky i vlefshëm për ditën e tretë të Ligës së Kampioneve. Trajneri Roberto Mancini është i bindur se përballë tij në "Lokomotiv Stadium" në Moskë do të jetë një skuadër e vështirë. Në Grupin G kryeson Fenerbahce me 4 pikë pas dy ndeshjesh, e ndjekur nga Interi dhe PSV Eindohoven me nga 3 pikë, ndërsa CSKA e Moskës (e fundit) ka vetëm një pikë.
Mancini, cfarë ndeshje prisni nesër (sot) kundër CSKA-së?
Do të përballemi me një skuadër shumë të vështirë dhe ndeshja do të jetë shumë e fortë. Është një skuadër për t'u respektuar. Kanë dy mbrojtës të shkëlqyer në fazën mbrojtëse. Përpara mund të bëjë shumë me lojtarët që ka CKSKA-ja. Në përgjithësi duhet të bëjmë shumë kujdes.
Cila është gjendja e Zlatan Ibrahimovicit dhe Dejan Stankovicit?
Ibra është më mirë dhe nuk duhet të ketë më ethe, për të do të vendosim nesër (sot). Po kështu edhe për Stankovicin, i cili ka më pak probleme në këmbë. Nga ana tjetër e dimë që në tre ndeshjet e para, do të jemi pak të kontraktuar. Do të bëjmë më të mirën e mundshme.
CSKA e Moskës ka shumë lojtarë kombëtaresh, do të jetë një garë e vështirë për t'u përballuar...
Është e vërtetë, pa dyshim që ata janë të zotë. Por unë kam besim te ky Inter, varianti i vetëm që mund të llogarisim është fakti se kemi më pak lojtarë në dispozicion në raport me kampionatin.
Sa e rëndësishme është ndeshja e së nesërmes (sotmes) mbrëma?
Për ne është thelbësore. Por, në përgjithësi kështu janë të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampioneve, që në ndryshim me ato të kampionatit mund të jenë gjithmonë vendimtare.
Nesër (sot) mbrëma, sipas jush, do të përballoni ndeshjen më të vështirë të Ligës së Kampioneve. A është kjo më e vështirë se ajo kundër Fenerbahces në Stamboll?
Ishte më e vështirë ajo e Stambollit pasi kemi humbur, megjithatë skuadra është përmirësuar në nivelin atletik. Sigurisht shpresoj se do të shoh në fushë Interin e ndeshjeve të fundit.
E prisnit ta shikonit Milanin në atë gjendje në kampionat?
Nuk e mendoja kurrë këtë distancë, por futbolli shpesh është i cuditshëm dhe ndodhin gjëra që nuk i pret.
E njihni Gazaevin, teknikun e CSKA-së së Moskës?
Sigurisht që njihemi. Kam shumë respekt për të, është një njohës i shkëlqyer i futbollit. Jemi takuar në Gjenevë gjatë mbledhjeve të UEFA-s.
Fakti që luani në Moskë, a ju con te mendimin se finalja që do të luhet pikërisht këtu majin e ardhshëm?
Është një gjë që mund të të vijë në mendje, por është ende larg. Gjithsesi ne shpresojmë të jemi aty.
LIGA E KAMPIONEVE
RENDITJET
Grupi A
Ekipet Nd Pikë
Marsejë 2 6
Porto 2 4
Liverpul 2 1
Beshiktashi 2 0
Grupi B
Ekipet Nd Pikë
Celsi 2 4
Valencia 2 3
Schalke 2 3
Rosenborg 2 1
Grupi C
Ekipet Nd Pikë
Olimpiakos 2 4
Real Madrid 2 4
Lacio 2 2
Bremen 2 0
Group D
Ekipet Nd Pikë
Shakhtar 2 6
Sëlltik 2 3
Milan 2 3
Benfika 2 0
Grupi E
Ekipet Nd Pikë
Barcelona 2 6
Rejnxhërs 2 6
Shtutgart 2 0
Lion 2 0
Grupi F
Ekipet Nd Pikë
Man. Junaitd 2 6
Roma 2 3
Sportingu 2 3
Dinamo Kiev 2 0
Grupi G
Ekipet Nd Pikë
Fenerbahce 2 4
Inter 2 3
PSV 2 3
CSKA Moskë 2 1
Grupi H
Ekipet Nd Pikë
Arsenali 2 6
Sevilja 2 3
Slavia 2 3
Steaua 2 0
-----------------
NDESHJET
DITA 3
E martë, 23.10.2007
(E) Shtutgart-Lion
(E) Rejnxhërs-Barcelona
(F) Dinamo Kiev-Man.Junaitid
(F) Roma-Sporting
(G) CSKA Moskë-Inter
(G) PSV-Fenerbahce
(H) Sevilja-Steaua
(H) Arsenal-Slavia
E mërkurë, 24.10.2007
(A) Beshiktash-Liverpul
(A) Marsejë-Porto
(B) Rosenborg-Valencia
(B) Celsi-Shalke
(C) Bremen-Lacio
(C) Real Madrid-Olimpiakos
(D) Benfika-Sëlltik
(D) Milan-Shakhtar