Tare: “Nuk qahem, di të pres momentin”

Dash Frashëri
Igli Tare, sulmuesi shqiptar i Lacios, e ndien se mund të jetë akoma i dobishëm për skuadrën e tij, edhe pse gjatë këtij sezoni ish-lojtari i Bolonjës ka luajtur vetëm 39 minuta, kur është aktivizuar si zëvendësues në katër ndeshje. Trajneri lacial Delio Rosi nuk ia ka dhënë kurrë kënaqësinë e të luajturit nga minuta e parë, edhe pse 34-vjecari ka qenë ndër më të spikaturit në ndeshjet testuese të skuadrës dhe është stërvitur me seriozitetin më të madh. Në shtëpinë e Lacios është maqedonasi Goran Pandev që shënon rregullisht dhe prania e Tomaso Rokit në grupin bardhekaltër e bën edhe më të komplikuar situatën për Igli Taren, i cili është shndërruar në opsionin e fundit në sulm për teknikun. "PRES RASTIN" - Tare nuk ishte pjesë e formacionit fitues kundër Livornos së Erion Bogdanit, ndeshje e luajtur të dielën e vlefshme për javën e 7-të të Serisë A, por gjithsesi një opinion të shkurtër jep edhe ai. "Një fitore e marrë në një fushë të vështirë, mendoj se tani jemi në rrugën e duhur". Ish-lojtari i Breshias e di me siguri që një ditë do të vijë momenti i tij dhe nuk qahet aspak për hapësirën e pakët të aktivizimit. "Po pres dhe unë rastin tim", - citohet lojtari shqiptar për sitin prestigjioz goal.com. "Gjatë vitit të parë te Lacio kisha më shumë hapësirë, edhe në të dytin po kështu, gjatë të tretit shumë pak dhe nuk arrij ta kuptoj përse", – shpjegon ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare. "Sinqerisht pres që trajneri të më marrë më shumë në konsideratë". PANATHINAIKOS – Ish-lojtari i dikurshëm i Partizanit ishte në listën e merkatos së Lacios gjatë verës dhe trajneri Delio Rosi e shprehu hapur mosdëshirën e tij për ta patur Iglin në grupin e tij. Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, madje propozoi edhe një formulë këmbimi midis Igli Tares dhe Erion Bogdanit, që në atë kohë militonte te Kievo, por marrëveshja nuk u arrit. Sinjale për Iglin erdhën si nga Spanja (Sevilja, Majorka), ashtu edhe nga Turqia, kur sulmuesi refuzoi një ofertë të ardhur nga ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, gjermani Hans Peter Brigel, për ta pasur te skuadra e Ankarasë, Ankaragycy. Tare zbulon edhe një mister për sitin italian calciomerkato.com: "Kësaj vere mund të zgjidhja midis Lacios dhe Panathinaikosit (klubit grek), por zgjodha Lacion edhe për një sfidë personale. Jam 34 vjec, por mendoj të luaj në nivele të larta edhe për dy vjet". CHAMPIONS - Sulmuesi gjigant (191 cm) ka një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare, që nisi në Gjermani me amatorët e Waldhof Mannheim (1994-1995), për të vazhduar me Sudwest Ludwigshafen e më pas në nivel më të lartë me Karlsruhen (sezoni 1996-1997), Fortunën e Duseldorfit, për ta mbyllur te Kaiserslauterni, para se të transferohej në Itali te Breshia në sezonin 1999-2000. Tare luajti për gjashtë vjet në kampionatet e niveleve të ndryshme në Gjermani. Lacio do të luajë kundër skuadrës gjermane të Verder Bremenit për Ligën e Kampioneve – luhet të mëkurën - dhe si një lojtar që ka luajtur në Gjermani atij i është kërkuar edhe një opinion për kundërshtarin. "Diferenca në Ligën e Kampioneve qëndron në faktin se skuadrat të japin hapësira për t'u shprehur, ndërsa në Itali jo. Do të jetë e rëndësishme të kthehemi nga Bremen me pikë. Verder është skuadër shumë e organizuar dhe me lojtarë të rëndësishëm, sic është Diego. Ne nga ana tjetër mund t'u bëjmë keq atyre, skuadrat gjermane luajnë gjithmonë për të fituar dhe nuk kanë një kulturë të madhe në mbrojtje, për ne mund të ketë më shumë hapësira të rëndësishme përpara. Ndeshje decizive? Nuk besoj, ka edhe të tjera më të rëndësishme". Igli Tare Data e lindjes: 25.08.1973 Vendlindja: Vlorë. Skuadra: Lacio Nr. në fanellë: 19 Lartësia: 1.91 m Pesha: 91 kg. Sezoni 2006-2007 Ndeshje: 4 Si titullar: 0 Gola: 0 Penallti: 0 Kartonë të verdhë: 0 Kartonë të kuq: 0 Minuta të luajtura: 39 Skuadrat: Partizani (Shqipëri); Waldhof Mannheim, Sudwest Ludwigshafen, Karlsruhe, Fortuna Duseldorf, Kaizerslautern (të gjitha në Gjermani); Breshia, Bolonja, Lacio (të gjitha në Itali). Tare akuzoi Dukën per perjashtimin nga Kombetarja Igli Tare ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të Kombëtares shqiptare për të cilën luajti 70 ndeshje ( i dyti pas Foto Strakoshës me 73 takime) dhe shënoi 10 gola, po aq sa Sokol Kushta. Golashënuesi më i mirë shqiptar mbetet Alban Bushi (14 gola)- ende në aktivitet – dhe i dyti është Altin Rraklli (11). Tare ishte kapiteni i Shqipërisë dhe titullar i padiskutueshëm i Kombëtares, por trajneri aktual i Shqipërisë, kroati Oto Baric, nuk e thirri më atë pas 13 marsit 2007. Ndeshja e fundit e Igli Tares me fanellën kuqezi është ajo kundër Maqedonisë (miqësore), më 7 shkurt 2007. Pas largimit nga Kombëtarja, Tare akuzoi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, se ishte strumbullari i dënimit të tij dhe se Baric ishte një kukull në duart e Dukës.