E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Më lehtë të luash në Spanjë sesa në Itali

Përforcimi i ri i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, thotë se më lehtë është të luash në Barcelona se sa në ish-klubin e tij, Inter.
"Nuk është aq stresuese sa në Itali. Këtu, mendoj se do ta shijoj lojën më shumë. Rritmi është më i qetë. Temperatura më e kënaqshme po ashtu", ka thënë Ibrahimoviç.
"Ndjehem shkëlqyeshëm. Është vështirë të përpiqem ta shpjegoj ndjenjën që kam përjetuar. Kur dëgjoni emrin tuaj, se Barcelona është e interesuar, mendoj se çdokush dëshiron të vijë dhe të luaj pa para këtu".
"Mendoj se i kam dhënë gjithçka Interit, nuk mund të jepja më shumë. Mendoj se atje do të mund të kisha vazhduar të luaj, por këtu mendoj se mund të përparoj më shumë", ka përfunduar suedezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›