Fratini: Shqiperia, pa viza ne BE
Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, i kerkoi Bashkimit Evropian, qe te heqe regjimin e vizave per rajonin e Ballkanit Perendimor, perfshire edhe Shqiperine. Nje kerkese te tille, Fratini e beri duke u bazuar ne plotesimin e kushteve paraprake nga ana e vendeve te rajonit. Kreu i diplomacise italiane, vlereson se vendet e rajonit i kane realizuar kushtet paraprake te vendosura nga Bashkimi Evropian, per liberalizimin e vizave mes tyre. "Kemi te bejme me vende qe gjenden ne zemer te Evropes, jo vetem me poziten e tyre gjeografike, por edhe me mentalitetet", u shpreh Fratini. Nga ana tjeter, ministri i Jashtem italian, u shpreh se liberalizimi i vizave eshte i nevojshem, sepse dhe procesi i anetaresimit te vendeve ne BE eshte i domosdoshem qe te kryet sa me shpejte, qe te jete i mundur. Vendet e Ballkanit Perendimor sipas Fratinit, duhet te anetaresohen sa me shpejt ne Bashkimin Evropian. Prej kohesh diplomate te huaj, te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, leshojne sinjale pozitive per liberalizimin e vizave me vendet e rajonit, qe kerkojne te jene pjese e BE-se. Diplomacia e larte evropiane, eshte shprehur ne favor te heqjes se regjimit te vizave per Shqiperine por dhe per vendet e tjera te rajonit qe i nenshtrohen ende ketij regjimi. Per kete, Parlamenti Evropian miratoi dhe nje rezolute te posacme, ku kerkohet qe fillimisht, vendet e rajonit te heqin regjimin e vizave mes tyre dhe me pas, procesi te vijoje deri ne liberalizimin me vendet e Bashkimit Evropian. Shqiperia, paraqiti zyrtarisht kerkesen per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian, me 28 prill. Nderkohe qe kryeministri Sali Berisha, premtoi se shqiptaret do te mund te levizin lirisht pa viza ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ne vitin 2010. Me konkretisht, kreu i qeverise saktesoi se vizat do te liberalizohen ne gjashte mujorin e dyte te mandatit te dyte, qe sipas tij do te fitoje mazhoranca ne pushtet. Gjate kesaj periudhe, vendi yne eshte nen monitorimin e rrepte te vezhguesve te huaj. Ekspertet e OSBE/ODIHR, do te vezhgojne nga afer procesin zgjedhor, si dhe situaten para dhe pas zgjedhore. Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, cilesohen si testi i Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, si dhe ne ecurine drejt liberalizimit te plote te vizave. Por pervec zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, Shqiperia duhet te realizoje dhe nje sere reformash.