E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita e dytë e Forumit Ministerial

Sot vijon dita e dytë e Forumit Ministerial BE-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, e organizuar nga presidenca polake e BE-së në Ohër të Maqedonisë.
Dita e sotme do t`u dedikohet temave nga sfera e drejtësisë siç janë pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë, bashkëpunimi juridik në konteste penale dhe qytetare, si dhe avancimi i bashkëpunimit me EUROJUST-in.
Gjatë ditës së djeshme janë mbajtur sesione kushtuar liberalizimit të vizave, çështjeve emigruese, menaxhimit të kufijve dhe avancimit të bashkëpunimit me FRONTEX-in, luftës kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit me EUROPOL-in, si dhe luftës kundër korrupsionit.
Ditën e djeshme mbajti në fjalim edhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani i cili falënderoi e Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian për ndihmën e pazëvendësueshme në forcimin e demokracisë dhe lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen.
"Lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës Shengen ishte dhe vijon të mbetet projekti kryesor dhe një ndër prioritetet madhore të Qeverisë Shqiptare. Bashkimi Evropian vendosi të ndërtojë një proces të qartë, të matshëm dhe konkret për liberalizimin e regjimit të vizave me vendet tona ku padyshim fusha të tilla si lufta ndaj krimit të organizuar, kufij të sigurt, migracioni etj. ishin në qendër të këtij procesi dhe ku u dëshmua që pala jonë e përmbushi me sukses këtë objektiv", u shpreh dje Nishani.
Forumi do të përfundojë me prezantimin e prioriteteve në sferën e punëve të brendshme dhe të drejtësisë gjatë presidencës së ardhshme daneze dhe qipriote me BE-në.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›