E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ohër, Rexhepi dhe Daçiç në një tryezë

Çështja e Mitrovicës dhe raportet Kosovë-Serbi ishin njëra nga temat kryesore në një konferencë ndërkombëtare në Ohër, ku po marrin pjesë Ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit.
Për dallim nga samitet dhe konferencat tjera rajonale, në Forumin e sotëm ministror, në tryezë të njëjtë janë ulur ministrat e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe të Serbisë, Bajram Rexhepi dhe Ivica Daçiç.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës folui për situatën e fundit në veri, ku Serbët me barrikadat e tyre kanë bllokuar lëvizjen e lirë të personave dhe mallrave.
Sipas tij policia e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe EULEKS-in, ka për detyrim të garantojë sigurinë e të gjithë banorëve dhe të mundësojë lëvizje të lirë të popullatës.
Ndërkohë nesër temat pritet të jenë nga sfera e drejtësisë siç janë pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë, bashkëpunimi juridik si dhe avancimi i bashkëpunimit me EUROJUST-in.
Forumi do të përfundojë me prezantimin e prioriteteve në sferën e punëve të brendshme dhe të drejtësisë gjatë presidencës së ardhme daneze dhe qipriote me BE-në.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›