E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behgjet Pacolli rikthehet në krye të partisë AKR

Aleanca Kosova e Re (AKR), përmes një deklarate për mediat, ka njoftuar gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, është vendosur që Rrahim Pacolli, i emëruar në postin e Kryetarit të AKR-së, më 26 të muajit të kaluar, të mos jetë më në kryer të kësaj partie.
“Këshilli Drejtues ka shqyrtuar dorëheqjen e Behgjet Pacollit dhe thekson se këtë dorëheqje e ka pranuar jo me dëshirën e tij, por me kërkesën e z.Behgjet Pacolli për shkak të zgjedhjes së tij president i vendit”. “Sot, në rrethanat të tjera, z.Pacolli nuk ka asnjë pengesë për t`u rikthyer në krye të partisë dhe ky ka qenë edhe vullnet i të gjitha strukturave të partisë”, thuhet në deklaratë.
Behgjet Pacolli u rikthye si President i AKR-së me shumicën absolute të votave të Këshillit Drejtues, 83 pro dhe asnjë kundër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›