Bajrami: Nuk e shkelim Pakon e Ahtisaarit

Kryetari i Komisionit për ndryshime kushtetuese në Kosovë, Arsim Bajrami deklaroi të martën se janë në fazën finale të procesit për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa vlerësoi të nevojshme këtë reformë për shkak të stabilitetit kushtetues.
Ai tha se deri tani gjithnjë zgjedhjes së presidentit, i ka paraprirë një marrëveshje politike që e ka zbehur pozitën e tij, ndërsa kjo reformë kushtetuese është zgjedhja e presidentit direkt nga qytetarët e eviton këtë çështje.
Bajrami ndër të tjera tha se gjatë këtij muaji do të ketë konsultime me qytetarë në shumicën e komunave lidhur me zgjidhjen e presidentit.
Duke folur rreth mundësisë së shkeljes së Pakos së Ahtisaarit me ndryshimet e bëra në Kushtetutë, Bajrami përjashtoi një mundësi të tillë, pasi sipas tij ka edhe përfaqësues nga të gjitha misionet.