E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri:Serbia bën politikë donkishoteske

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar në bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel, deklaroi se Serbia, me politikën e saj destruktive dhe donkishoteske që po ndjek gjendet "e kapur mat".

Në një intervistë për “Zërin”, Tahiri thekson se Beogradi po merr pjesë në dialog me Prishtinën vetëm sa për sy e faqe dhe me qëllim të përfitimit të procesit integrues.

Ajo ka deklaruar se Serbia nuk ka qenë e vetëdijshme se ka një seriozitet të madh të faktorit ndërkombëtar që marrëveshjet nga dialogu teknik të zbatohen në praktikë.

Tahiri po ashtu zbulon një detaj se pas ngjarjeve të 25 korrikut, takimi i 2 shtatorit në Bruksel ka qenë i rëndë dhe është shoqëruar edhe me tensione.

Pohon se në takimet që ka zhvilluar me homologun e saj, shpeshherë ka ditur edhe të kritikojë ashpër Stefanoviçin dhe qeverinë serbe për ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›