E Diel, 1 Nëntor 2026

Zeqaj: Ujesjellesi, drejtori vetem nga Bashkia

Drejtori i Ujesjelles-Kanalizime duhet te propozohet nga ekzekutivi i qytetit te Fierit. Keshtu ka deklaruar kreu i Bashkise Fier, Baftjar Zeqaj, ndersa ka deklaruar se transferimi i kapitalit te kesaj ndermarrjeje aktualisht pengohet nga loja politike. "Ritmet jane ngadalesuar dhe ne procesin e ekzekutimit te transferimit ka pasur edhe disa veshtiresi. Nje veshtiresi jane aktet ligjore, te cilat nuk kuptojne zgjedhjen e drejtorit nepermjet nje bordi te perfaqesuar nga 6 perfaqesues te njesive vendore, te zgjedhur nga Keshillat e Bashkise dhe te Komunave dhe krijohen hapesirat abuzive qe forcat politike te caktuara, te perpiqen te vendosin drejtorin e Ujesjelles-Kanalizimeve", deklaroi Zeqaj. Megjithate, Zeqaj shprehet i prere se nuk do te lejohen abuzime te kesaj natyre, sidomos kur behet fjale per furnizimin me uje te qytetareve fierake. "Une dua te siguroj se, nese drejtori zgjidhet nga forcat politike, nuk mund te nenshkruhet transferimi i ujesjellesit", vazhdoi ai. Decentralizimi i pushtetit vendor synonte kalimin e drejtorise ndertimore dhe atij te ujesjellesit ne varesi te Bashkise. Nese e para ka disa muaj qe ka kaluar ne varesi te Bashkise Fier, ndermarrja e ujesjellesit vazhdon te mbetet peng i papergjegjshmerise se njeres apo tjetres pale politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›