E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat Vasili Rritja e cmimeve abuzive

Kreu i Shëndetsisë Petrit Vasili, ka premtuar se do të ndëshkohen të gjitha subjektet private që abuzojnë me cmimet e barnave. Ai tha se toleranca do të jetë zero, duke ndërprerë cdo marrëdhënie bashkepunimi me këto kompani, të cilat në jo pak raste i tregëtojnë barnat me një cmim disa herë më të lartë se në shtetet fqinje.

"Nuk do të lejojmë që një bar i cili në shtetin fqinj me Shqipërinë të shitet me një cmim të caktuar dhe në Shqipëri të shitet me një cmim disa herë më i lartë. Në këtë rast qëndrimi ynë do të jetë shumë i prerë, sepse marrja e dokumentacionit zyrtar për këto cmime do të bëhet në rrugë ligjore, dhe sigurisht qëndrimi ndaj atyre që përpiqen të abuzojnë me cmimet sigurisht do jetë i prerë", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetsisë.

Ndërkohë qendra e kontrollit të barnave, ka deklaruar se këtë vit të gjitha ato subjekte, që merren me tregëtimin e barnave do të mund të aplikojnë online, për importimin e tyre apo për leje të posacme.

"Aplikimi për lejen e importit do të bëhet online pranë qendrës ndërkombëtare të barnave në mënyrë që të ulim cdo lloj burokracie në shërbim të subjekteve farmaceutike në mënyrë që të bëjmë tregun sa më efektiv, të ketë konkurueshmëri sa më të madhe me qëllim të vetëm të kemi barna sa më të sigurta me cmim sa më të ulët në tregun farmaceutik", tha Besnik Jakaj, drejtor i qendrës së kontrollit të barnave. Gjatë vitit 2010, jane marrë masa penalizuese për 40 subjekte, të cilave ju është vënë gjobë, për mosrespektim të kontratave.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›