E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari ministri Nishani Kontroll gjykates

Verifikim te procedurave gjyqesore te ndjekura nga gjykata per protestuesit e opozites te arrestuar per dhunen ndaj punonjesve te policise dhe goditjen nga kryeministrise, paralajmeroi ministri i Drejtetsise, Bujar Nishani. "Ministria e Drejtësisë ka ofruar bashkëpunimin dhe gatishmërinë e saj që së bashku me Këshillin e Lartë të Drejtësisë të kryejnë inspektime të përbashkëta, në rastin konkret që ju i referoheni por dhe në të gjitha rastet e tjera", tha Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë.

Ministri i Drejtesise, njoftoi gjithashtu edhe thirrjen e mbledhjes se KLD-se, pas vendimit te gjykates se Tiranës qe po i gjykon ne gjendje te lire, te pandehurit e ceshtjes "Gerdeci". Nishani shprehu shqetesimin edhe per problemet e konstatuara ne porceset gjyqesore ne gjykaten e krimeve te renda. Ai la te kuptohet se deshtimi i proceseve ka ardhur edhe per shkak te mosndarjes se procesit,sipas veprave penale te konsumuara nga te pandehurit.

"Nisur nga situata shumë shqetësuese dhe e papranueshme e krijuar në rastin e gjykimit të të akuzuarve për ngjarjen e Gërdecit, por dhe në raste të tjera, kryesisht në gjykimet në gjykatën e krimeve të rënda, prishja e seancave gjyqësore, shtyrja pa arsye e tyre, dhe mosmarrja e masave proceduriale dhe administrative po sjell bllokimin e dhënies së drejtësisë. Hetimi bëhet sipas kategorive. Ne jemi një nga vendet të cilët kemi një gjykatë të vecantë, gjykatën e krimeve të rënda dhe kjo është bërë pikërisht për këtë arsye, për të hetuar gjyqësisht,dhe për të dhënë vendime për një kategori të caktuar", vijoi Nishani.

Ministria e Drejtesise ka kerkuar edhe mbeshtetejne e misionit te BE-se, Euralius, per ndryshimin e ligjit per avokatine, per te dhene fund deshtimit te proceseve nga avokatet.

Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e premte , 11 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›