E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume Nuk ka zgjedhje pa opoziten

Zgjedhjet vendore janë të bllokuara për aq kohë sa partia socilaiste nuk emëron komisioneret e KZAZ-ve. Opozita ka shumicën e kësaj strukture në gjysmën e Shqipërisë, e cila nëse nuk vihet në funksion e bën të pamundur sipas ish kryetarit të KQZ-së, Kristaq Kume, mbajtjen e zgjedhjeve në 8 maj.

"Në qoftë se nuk ngrihen KZAZ-të, në qoftë se opozita nuk do të cojë kandidatët për konstituimin e komisioneve zonale, nuk mund të realizohet procesi zgjedhor. Sepse janë këto komisione, të nivelit të dytë, që kanë përgjegjësinë ligjore për administrimin e procesit zgjedhor. Zgjedhjet nuk bëhen dot nëse nuk krijohen këto, është e pamundur që të veprohen, që të administrohen, nuk mund të bëhen zgjedhje", tha Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ.

Komisioni i administrimit të zgjedhjeve është struktura e cila ngren komisionet e votimit dhe të numerimit të votave. Po ashtu regjistron kandidatët për zgjedhjet vendore dhe shpall fituesit për kryetar të njësisë vendore.

"Ajo që realizohet nëse këto zbatojnë këtë detyrim ligjor është shumë më tepër se sa ajo që sjell si negative thyerja e një afati ligjor. Jemi në një situatë jo normale politike", vijoi Kume.

Pak ditë më parë, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deklaroi se komisionerët e opozitës do të zëvëndësohen ditën e zgjedhjeve nga persona të papolitizuar.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›