E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,sherr për makinën, plagoset me thikë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është plagosur paraditen e sotme në kryeqytet pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Tiranë ku pas një sherri mes dy personave është plagosur me thikë 40-vjeçari Leonard Zenelaj .
 

Mësohet se debatet në fillim kanë nisur pasi Zenelaj dhe autorit i janë përplasur makinat, por më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
 

Menjëherë 40-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
 

Mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›