E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Prioritet zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura

Zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor i të gjitha zonave në vend do të jetë ndër prioritetet e qeverisë gjatë pjesë së mbetur të këtij mandati. Vetë kryeministri, gjatë drejtimit të mbledhjes së Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve tha se do të financohet në shumë sektorë dhe do të synohet afrimi i të gjitha rajoneve me qendrat e zhvilluara.

"Brenda këtij mandati cdo komunë të jetë e lidhur me aksin kombëtar në një hapësirë kohore, 20 maksimumi 30 minuta. Viti që kaloi ka shënuar dyfishim të disa eksporteve të rëndësishme bujqësore dhe këtu ndër të tjera ky faktor i pamohueshëm është dhe politika jonë që kemi ndjekur në mbështetje të këtyre zonave", tha kryeministri Sali Berisha.

Në mbledhjen e Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve u fol për projektet që duhet të zhvillojë çdo ministri. Kështu, ndërtimi i shkollave, kampuseve universitare, financimi i projekteve në bujqësi dhe atyre për shtimin e pyjeve ishin pjesë e diksutimeve dhe deklaratave të bëra.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›