E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat Vendimi per uljen e cmimit brenda muajit drejt qeverise

Shqiperia renditet e para ne rajon per cmimin e larte te ilaceve Kontroll 4 mije cmimeve rishikim barnave te rimbursueshme

Nga janari i vitit te ardhshem cmimi i ilaceve do te ulet. Prej nje viti e gjysme Ministria e Shendetesise ka studiuar tregun farmaceutik vendas dhe te huaj per te krahasuar cmimin e shitjes se barnave. Rezultatet e ketij studimi ende nuk dihen por mesohet se ka pergatitur nje vendim per reduktimin e cmimet te ilaceve ne vend. Drafti eshte gati dhe pritet te kaloje per miratim ne qeveri brenda dhjetorit. Drejtori i Drejtorise Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise Ahmet Hysa pohon per standard se vendimi per nderhyrje ne tregun farmaceutik vjen per te njehsuar cmimin e barnave me vendet e tjera.

Ndryshimet

Situata aktuale nxjerr vendin tone si i pari ne rajon per cmimin e larte te ilaceve. Ky fakt eshte pohuar edhe nga Ministria e Shendetesise ku vetem nje vit me pare kreu i saj Petrit Vasili ne analizen vjetore te QKKB-se pati pohuar se cmimi i barnave ne vend eshte me i larte se ne disa vende te rajonit per kete madje ai kerkoi edhe marrjen e masave per njesimin e cmimit te barnave. Rritja e cmimit te barnave qe tregtohen ne vendin tone disa here me shtrenjte se vendet e rajonit eshte abuzues. Nuk do te lejoje kompanite farmaceutike te abuzojne me cmimin e ilaceve qe importojne nga jashte. Ne Shqiperi nuk do te tolerohet me qe medikamentet te kushtojne disa here me shume sesa cmimi i tyre ne vendet fqinje - ishte shprehur asokohe ministri Vasili. Sot nje vit pas situata ne tregun farmaceutik vazhdon te jete e njejte shqiptaret blejne ne farmaci ilace me cmimet disa here me te larte se ne rajon e me gjere. Por abuzimi me cmimet e ilaceve haset edhe ne listen e barnave te rimbursueshme ku ofrohen disa alternativa me cmime te shtrenjta duke perjashtuar alternativa te tjera. Drejtori i Drejtorise Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise Ahmet Hysa thote se situate do te ndryshoje. Hysa tregon se prej nje viti e gjysme jane studiuar 4 mije cmime ilacesh te deklaruara ne vend me pas jane krahasuar me cmimet e rajonit dhe te Evropes. Kemi nje vit e gjysme qe po bejme studim te cmimeve te tregut per te bere me pas nderhyrjen dhe vetem pas ketij hapi do te propozojme nderhyrjen - sqaron Hysa.

Barnat e rimbursueshme

Ndryshime do te pesoje edhe lista e barnave ku pritet te kete nje nderhyrje madje sipas drejtorit Hysa Ministria e Shendetesise ka njoftuar tashme kompanite farmaceutike per uljen e cmimit te disa barnave. Drejtori i Drejtorise se Farmaceutikes ne Ministrine e Shendetesise pranoi se ne listen e barnave te rimburueshme gjenden alternativa barnash me cmime te larta por duke filluar qe nga viti i ardhshem cmimi i tyre do te reduktohet ndjeshem. Jane njoftuar nga Ministria e Shendetesise dhe eshte rene dakord qe firmat farmaceutike te ulin cmimin e disa prej alternativave pjese e listes se barnave te rimbursueshme. Si cdo fund dhjetori edhe kete vit ka nisur puna per hartimin e listes se re ne te cilen mesohet se edhe per vitin e ardhshem do te shtohen nje sere alternativash te reja.

Pulla e dyfishte

Mirepo akoma nuk eshte e qarte nese do te kete levizje te tjera te cmimeve pasi dihet mire qe duke filluar nga janari 2012 per barnat do te kete ndryshime te tjera duke u vendosur pullen e dyfishte te sigurise. Ne kohen kur eshte marre vendimi per vendosjen e kesaj pulle ka pasur debat pasi deputetet e majte deklaruan se kjo do te shtonte cmimin e barnave pasi kostoja e pulles do te mbulohej krejtesisht prej biznesit te farmaceutikes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›