Zbukurojeni bredhin me “granata dore”!
Muzeu i Armatës Suedeze në Stockholm u kritika ashpër nga mediat, pasi filloi të shiste ornamente në formë të granatave të dorës si zbukurim për bredhin e Vitit të Ri.
Zyrtarët e muzeut thanë se po i shisnin këto ornamente për të mbledhur fonde për bamirësi. Përkundër reagimit “shpërthyes” të opinionit suedez, drejtoresha e muzeut, Helena Martinsson thotë se reagimi në shumicën e rasteve ka qenë pozitiv.
“Të kesh një dekorim të tillë në pemën e Vitit të Ri, i bën njerëzit të mendojnë se sa rehat jemi në Suedi dhe se ka shumë njerëz në botë që e kanë shumë më të vështirë”, i tha Martinsson gazetës në gjuhën suedeze ‘Expressen’.