E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtoi në gazetë nënën e gjallë për një ditë pushim në punë

Scott Bennet nga SHBA-ja, publikoi një përkujtim të rremë të nënës së tij të gjallë, në përpjekje për të marrë një ditë pushim në punë”, njoftoi policia.

Amerikanes nga shteti i Pensilvanisë, desh i ra pika kur e pa foton e saj dhe emrin në faqen e përkujtimeve në një gazetë lokale. Për përkujtimin e njoftuan të afërmit, të cilët thirrën redaksinë e gazetës për ta njoftuar se “personi i vdekur” është ende gjallë e shëndosh e mirë.

Pas hetimeve u mësua se përkujtimin e kishte paguar djali i saj 45-vjeçar, për të marrë një ditë pushim nga shefi i tij në punë.

Ai i tha policisë se kishte fikë se do ta humbiste punën nëse mungonte pa arsye. Një përfaqësues i gazetës e cila publikoi përkujtimin, tha se burri ishte shumë bindës dhe bënte se gjoja ishte prekur shumë, duke iu thënë punëtorëve në gazetë se po bënte përgatitjet për varrimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›